LAJMI I FUNDIT:

Romani “Jetimi” i Çun Lajçit, s’është jetim!

Romani “Jetimi” i Çun Lajçit, s’është jetim!

Romani më i ri i Çun Lajçit, ’Jetimi’ lexohet me një frymë dhe gati mbetesh pa frymë për leksikun e përdorur, për ashpërsinë e trevave të Rugovës, për dramat individuale e kolektive, por edhe për trajtimin e tyre, që ua bën Çuni me lehtësi, kronologji e pedanteri

Duke lexuar këtë roman, jam njohur më shumë të panjohura të kësaj treve, e cila fal birit të vet, po eksplorohet dhe memorizohet në arkivat e jetës!

Nisur nga kjo them se romani, ‘Jetimi i Çunit’, nuk është jetim, por trim me shokë /lexues shumë! ‘Jetimi’ duhet të lexohet, nga kronikani i kohës, Çun Lajçi, i cili fal temave dhe stilit të tij, po lexohet me kënaqësi dhe kërshëri.


Urime, o Çuni i rritur i letrave shqipe!

Mos u ndal së shkruari se ndalja, dmth dorëzim, kurse rugovasit nuk e njohin këtë ligështim!

Shaqir Foniqi

/Telegrafi/