LAJMI I FUNDIT:

Brenda shtëpisë ku Dan Hutra kreu masakrën, gëzhoja dhe shenja plumbash

Brenda shtëpisë ku Dan Hutra kreu masakrën, gëzhoja dhe shenja plumbash

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushaj, ishte këtë të enjte në banesën e familjes Hysi në Paskuqan, ku një javë më parë, 40-vjeçari Dan Hutra kreu masakrën duke vrarë dy gra e duke plagosur dy të tjera. Gazetarja tregoi nga ambientet e jashtme të shtëpisë, rrugën që vrasësi Hutra përshkroi.

Po ashtu ajo ka treguar në oborrin e shtëpisë një plumb të mbetur pas asaj ngjarje tronditëse të një jave më parë.


Shenja plumbash të mbetura nga kjo masakër kishte edhe në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Në shkallë si edhe në mobilet e shtëpisë kishte shenja gëzhojash, pasi siç është mësuar autori ka qëlluar me 12 gëzhoja drejt katër grave.

“Brenda kanë qenë nënë e bijë Helena Hysa dhe Kujtime Hysa. Shenja të plumbave ka edhe brenda në banesë. Zonjat kanë qenë sipas informacioneve, brenda në ambientet e kuzhinës. Bëhet me dije se kanë qenë 12 gëzhoja me të cilat autori ka qëlluar ndaj katër grave të familjes Hysa”, raportoi gazetarja. /Telegrafi/