Gratë në Maqedoninë e Veriut më rrallë shkaktojnë aksidente trafiku me pasoja fatale dhe nuk janë shumë të prirura ndaj shpejtësisë apo drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tregojnë statistikat e nxjerra nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr) me rastin e Ditës së Gruas, 8 Marsit.
Nga Këshilli thonë se përkundër shembujve të shumtë të grave që janë të suksesshme në të gjitha sferat e jetës shoqërore, disa gra shofere ndihen të cenueshme dhe të pasigurta në komunikacion dhe i qasen me kujdes të veçantë duke marrë parasysh situatat e mundshme të rrezikshme.
“Kjo para se gjithash ka të bëjë me situatat që lidhen me mbajtjen e automjetit në gjendje të mirë, prishjet e padëshiruara gjatë drejtimit të automjetit, sigurinë personale. Në të njëjtën kohë, gratë shofere dëshmojnë se janë planifikuese të shkëlqyera udhëtimesh dhe marrin parasysh rrethana të shumta që mund të ndikojnë në drejtimin e sigurt të automjetit, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë në trafik në përgjithësi”, thonë nga Këshilli.
Statistikat tregojnë gjithashtu se përqindja e femrave që janë viktima apo të lënduara në aksidente trafiku është më e lartë.
“KRSRr bën thirrje për vigjilencë nga ana e çdo përdoruesi të rrugës, dhe në prag të festës së 8 Marsit u rekomandon grave drejtuese: të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kujdesen për të gjithë përdoruesit e rrugës, të përdorin rripat, të vozitin sipas shpejtësisë së përcaktuar, të shmangin pirjen e duhanit dhe të folurit në celular gjatë drejtimit të automjetit, të kontrollojnë më shpesh automjetin, të jenë më të sigurta në vetvete dhe në aftësitë e tyre vozitëse”, thonë nga KRSKRr./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze