LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shihet e vetme në New York pak ditë pasi konfirmoi lidhjen e re

Dua Lipa shihet e vetme në New York pak ditë pasi konfirmoi lidhjen e re

Dua Lipa u pa në një paraqitje solo vetëm një javë pasi konfirmoi romancën e saj me ish-të dashurin e Rita Orës, 41-vjeçarin Romain Gavras.

27-vjeçarja u pa e gjitha e vetmuar teksa ishte jashtë dhe rreth e qark në New York të martën, vetëm disa ditë pasi ajo u pa duke dalë nga një hotel në Paris, shkruan DailyMail.

Dua kishte veshur një palë xhinse në kombinim me një xhaketë të bardhë, së bashku me një palë atlete të bardha të markës “Valentino” gjatë shëtitjes në New York.


Ajo për aksesorë zgjodhi një palë syze ngjyrë kafe, një palë vathë në formë rrethi dhe një çantë argjendi metalike të mbështjellë mbi supe.

Një herë me Ritën tani me Duan, kush është regjisori francez Romain Gravas - simpatia e shqiptareve të famshme?
Lexo po ashtu Një herë me Ritën tani me Duan, kush është regjisori francez Romain Gravas - simpatia e shqiptareve të famshme?

Interpretuesja e hitit “Levitating” i tërhoqi flokët e saj të zeza në një topuz teksa theksoi pamjen e saj natyrale me një makijazh të lehtë.

Javën e kaluar këngëtarja u pa teksa po largohej nga sfilata e “Saint Laurent” në Javën e Modës në Paris me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras.

Regjisori francez Romain, përndryshe më parë ka qenë në një lidhje me këngëtaren Rita Ora.

Burimet pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së Duas nga Anwar Hadid në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
Sot të dy banorë në Big Brother VIP Albania, por dikur Laert Vasili ishte pjesë e klipit të Rozana Radit

Sot të dy banorë në Big Brother VIP Albania, por dikur Laert Vasili ishte pjesë e klipit të Rozana Radit

Magazina
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Kalo në kategori