LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse, nxënëset iraniane mezi arrijnë të marrin frymë në oborrin e shkollës – dyshohet se 5 mijë fëmijë janë helmuar

Pamje rrëqethëse, nxënëset iraniane mezi arrijnë të marrin frymë në oborrin e shkollës – dyshohet se 5 mijë fëmijë janë helmuar

Një video rrëqethëse që po qarkullon në internet, shfaq vajzat e reja të cilat mezi arrijnë të marrin frymë derisa tentojnë të largohen nga shkollat e Iranit, pasi në këtë vend janë helmuar shumë fëmijë.

Videoja e shpërndarë nga gazetari i BBC-së në këtë vend, shfaq dhjetëra nxënësve të shtrira në tokë dhe disa tjera që bënin çmos t’i ndihmojnë derisa nuk mund të ndaleshin duke u kollitur, dhe bërtisnin nga dhimbjet e mëdha, transmeton Telegrafi.


Kjo video vjen në kohën kur në këtë vend raportohet se janë helmuar më shumë se 5 mijë nxënës. E këto helmime ishin të shënjestruara – pra për cak kishin nxënëset.

E këto helmime të mistershme për të cilat qeveria e atjeshme thotë se nuk ka gisht, kanë shkaktuar trazira dhe prindërit e nervozuar e mësuesit po kërkojnë llogari nga qeveria.

Në anën tjetër, ekspertët perëndimorë thonë se është një hakmarrje ndaj grave që protestuan për rolin e tyre në shoqërinë iraniane dhe që kërkonin më shumë të drejta.

E rasti i parë i helmimit ishte raportuar pak ditës pas protestave të dhunshme që shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini, 22-vjeçe një kurde nga Irani, e cila ishte arrestuar nën akuzën se ka shkelur kodin strikt të veshjes, dhe që duhet patjetër të respektohet nga femrat në Iran. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori