Megjithëse ‘mjegulla e trurit’ nuk është një term mjekësor zyrtar, ai përdoret për të përshkruar një grup simptomash të vazhdueshme duke përfshirë vështirësi në fokusim, konfuzion, mendime të turbullta dhe ndjenja e lodhjes.
Amy Arnsten, një neurologe në Shkollën e Mjekësisë në Yale, vuri në dukje se mjegulla e trurit është zhargoni që pacientët e përdorin për t’i shpjeguar mjekut të tyre se çfarë po ndodh me ta.
Ky term përdoret zakonisht për të përshkruar një grup simptomash të vazhdueshme, duke përfshirë vështirësi në fokusim, konfuzion të lehtë, mendime të paqarta ose të ngadalta, harresë dhe një ndjenjë të përgjithshme lodhjeje.
Shumica e njerëzve i përjetojnë përkohësisht, por nëse këto ndjenja bëhen kronike, ato mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së një personi. Vetëm për shkak se mjegullës së trurit i mungon një përkufizim i rreptë klinik nuk do të thotë se nuk është reale.
“Unë e shoh mjegullën e vazhdueshme të trurit si një shenjë se diçka nuk është në rregull”, është shprehur Sabina Brennan, neurologë dhe autore e “Beating Brain Fog”.
Pacientët me mjegull të trurit mund të kenë një gjendje mjekësore themelore që mund të shkaktohet nga disa dëmtime të lehta strukturore ose funksionale në një zonë të trurit të njohur si korteksi parafrontal, i cili është i përfshirë në proceset njohëse (kognitive), si planifikimi dhe vendimmarrja.
Kjo zonë, e cila mbulon një pjesë të lobit frontal, është pjesa më e fundit e evoluar e trurit tonë dhe ka neurotransmetim të ndryshëm nga disa prej qarqeve tona më të vjetra, më tradicionale, të tilla si kortekset shqisore. Këto qarqe nervore delikate mund të jenë veçanërisht të prekshme ndaj inflamacionit të shkaktuar nga infeksioni ose trauma e kokës.
Megjithatë, mjegulla e trurit mund të shoqërojë një mori gjendjesh tjera. Sëmundjet inflamatore, si skleroza multiple ose lupusi mund të shkaktojnë mjegull kronike të trurit, si dhe infeksionet bakteriale si sëmundja Lyme.
Pacientët me depresion ose ankth mund të njihen me ndjenjat e shpërndara, të ngatërruara që lidhen me mjegullën e trurit. Tensioni i lartë i gjakut, sheqeri i ulët në gjak, lëndimet e kokës dhe mungesa e gjumit mund të prodhojnë të njëjtin efekt, si dhe fillimi i menopauzës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje