LAJMI I FUNDIT:

Edhe njeriu i parë i Honda-s mendon se është shumë herët për të hequr dorë nga motori me djegie të brendshme

Edhe njeriu i parë i Honda-s mendon se është shumë herët për të hequr dorë nga motori me djegie të brendshme

Toshimiro Mibe thotë se infrastruktura e pamjaftueshme për karikimin e veturave elektrike, është ndër arsyet kryesore pse motori me djegie të brendshme nuk duhet të braktiset ende.

Njeriu i parë i Honda, tha se motorët me djegie të brendshme nuk duhet të hiqen të paktën deri në vitin 2040, nëse jo më vonë, pasi Mibe iu bashkua një numri në rritje të bosëve kryesorë të industrisë së automjeteve, të cilët theksojnë se planifikimi për t’i dhënë fund prodhimit të veturave me motorë me djegie të brendshme (dhe në të cilat Bashkimi Evropian ka qëndrimin më agresiv) janë tepër ambicioze, joreale dhe në fund të fundit kundërproduktive, transmeton Telegrafi.


Dhe Mibe theksoi se kalimi i plotë te veturat elektrike kërkon një infrastrukturë shumë më të zhvilluar për karikimin e baterive sesa ajo ekzistuese, dhe infrastruktura që do të jetë e disponueshme për të gjithë do të zgjasë shumë më tepër se koha e përmendur në planet e mëparshme të elektrifikimit.

Ndërsa këmbëngul se është shumë herët për të hequr dorë nga motorët konvencionalë dhe kërkimin mbi karburantet sintetike, kompania japoneze e veturave po punon gjithashtu shumë për zgjidhjet e transportit të bazuara në elektrifikimin e plotë.

Së bashku me kompaninë LG Energy, ata nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një fabrike baterish në SHBA, e cila duhet të fillojë prodhimin pas dy vitesh, dhe vjeshtën e kaluar u bashkuan me kompaninë Sony, me të cilën do të prodhojnë vetura elektrike nga viti 2026. /Telegrafi/