Banorët e komunës së Graçanicës kanë kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tyre kushtetuese të cilat në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike sipas tyre po shpërfillën dhe shkelën nga Komuna e Graçanicës.
Ata i janë drejtuar me disa kërkesa për këtë problematikë Avokatit të Popullit, Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit, Ambasadave të huaja në Kosovë, Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Sipas tyre, komuna e Graçanicës me vetëdije dhe në mënyrë sistematike shkelë të drejtat e tyre kushtetuese si qytetarë shqiptarë, duke i privuar nga e drejta për barazi para ligjit; duke mos respektuar detyrimin për nxjerrjen e vendimeve komunale edhe në gjuhën shqipe; duke zbatuar në mënyrë të gabuar dhe qartazi arbitrare dispozitat e një Rregulloreje diskriminuese; duke privuar qytetarët shqiptarë nga shfrytëzimi/disponimi i lirë me pronat e tyre dhe së fundi, duke ndërmarrë veprime që nxisin tensione ndër-etnike.
Me një problem të tillë këta banorë janë duke u përballur qysh në vitin 2021. Në një dokument që ka siguruar Telegrafi shihet se për këtë problematikë Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal më 30 korrik 2021, i kishte kthyer përgjigje një qytetari, i cili ishte përfaqësues i një kompanie ndërtimore dhe i cili kishte paraqitur kërkesë lidhur me pengesat gjatë lëshimit të lejeve ndërtimore nga komuna e Graçanicës.
Në dokument thuhet se “Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në përputhje me mandatin e saj të përcaktuar me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, shtojcën 1, pika 9 të Rregullores Nr.02/2021 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, pas shqyrtimit të kërkesës sqaron se: Kuvendi Komunës së Graçanicës më datë 26.09.2018 ka miratuar Rregulloren Nr.03/18/KG për kushtet e përgjithshme për parcelim, rregullat dhe procedurën e ndërtimit të objekteve dhe lëshimin e kushteve ndërtimore për ndërtesat nën kompetencën e komunës. Kurse më datë 24.01.2019, ka miratuar Rregulloren 01/19/KG, si dhe me datë 10.06.2020, Rregulloren 01/2020/KG, për plotësimin ndryshimin e Rregullores Nr.03/18/KG”
MAPL kishte konstatuar se këto rregullore janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
“Duke u bazuar në nenin 7 të Rregullores Nr.10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka vlerësuar se Rregullorja 01/19/KG e datës 24.01.2019 dhe Rregullorja 01/2020/KG e datës 10.06.2020 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.03/18/KG janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Andaj në përputhje me rregullat e përcaktuara me nenin 82 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, obligohet Kuvendi i Komunës së Graçanicës që të rishqyrtojë këto akte”, shkruan në dokumentin e siguruar nga Telegrafi.
Tutje në dokument thuhet se “Kuvendi i Komunës së Graçanicës, më datë 05.08.2020 kishte miratuar vendimin Nr. 4091/20 për shfuqizimin e Rregullores Nr. 03/18/KG për kushtet e përgjithshme për parcelim, rregullat dhe procedurën e ndërtimit të objekteve dhe lëshimin e kushteve ndërtimore për ndërtesat nën kompetencat e komunës dhe shfuqizimin e Rregullores 01/19/KG e datës 24.01.2019 dhe Rregullores 01/2020/KG të datës 10.06.2020 për ndryshim plotësimin e Rregullores Nr.03/18/KG”.
Pavarësisht vendimit për shfuqzimin e këtyre rregulloreve, Komuna e Graçanicës ka vendosur që ta rikthej sërish në fuqi vendimin për parcelim, rregullat dhe procedurën e ndërtimit të objektev.
Telegrafi ka raportuar edhe javën e kaluar lidhur me këtë shqetësim që kanë paraqitur banorët e Graçanicës, e që kryesisht janë shqiptarë.
Ata në ankesat që i kanë parashtruar institucioneve në Kosovë, kanë bërë të ditur se për këtë problematikë kishin informuar edhe më parë po të njëjtat institucione.
“Vazhdimisht na është thënë se institucionet e pushtetit qendror janë të njoftuara për praktikat diskriminuese të Komunës së Graçanicës ndaj banorëve shqiptarë, por asnjë qeveri deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim serioz për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje. Si rezultat i politikave diskriminuese të Komunës së Graçanicës, neve na shkelen në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike e drejta për barazi para ligjit, e garantuar me nenet 2 dhe 24 të Kushtetutës dhe Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi; e drejta në dygjuhësi, e garantuar me Nenin 5 të Kushtetutës dhe Nenin 5 të Ligjit për Gjuhët; të drejtat pronësore, të garantuara me Nenin 46 të Kushtetutës”, shkruajnë ata në ankesat drejtuar institucioneve të ndryshme në Kosovë.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të pyetur rreth kësaj problematike.
Drejtoresha e Departamentit Ligjor në këtë ministri, Florije Boshnjaku në një përgjigje me shkrim i ka thënë Telegrafit se nuk kanë pranuar ankesa lidhur me këtë problematikë me të cilën po përballen banorët e Graçanicës.
“Ju njoftojë se Departamenti ligjor nuk ka kompetencë ,sipas legjislacionit në fuqi për të shqyrtuar ankesa. Po ashtu ju njoftojë se DL nuk ka pranuar ankesa nga qytetaret e Komunës së Graçanicës”, ka deklaruar Boshnjaku.
Ndryshe nga komuna e Graçanicës ditë më parë i kanë thënë Telegrafit se se ankesat e qytetarëve dhe investitorëve nuk janë reale dhe se komuna do të parandalojë çdo veprim që është në kundërshtim me ligjin pa dallim etnie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje