ShBA-ja ka sistemin më të avancuar dhe inovativ të arsimit të lartë në botë. Ndërsa sa herë mendojmë për universitetet inovative, mendja gjithmonë na shkon tek Harvard, MIT apo Stanford. Por sipas rangimeve të universiteteve më inovative të realizuar nga revista ‘US News & World Report’, Universiteti Shtetëror i Arizonës (Arizona State University) është renditur në vendin e parë për tetë vite radhazi!
Universitetet zgjidhen bazuar në atë se kush ka bërë përmirësimet më inovative ndaj kurrikulës, stafit akademik, studentëve, jetës në kampus, teknologjisë dhe kampusit.
Vetëm vitin e kaluar, Universiteti Shtetëror i Arizonës ka zbatuar Iniciativën LIFT për të adresuar pabarazitë në akademi, ka rishpikur edukimin online për studentët në shkencat natyrore dhe ka ndihmuar në nisjen e Iniciativës së Ekonomisë së Re për të sjellë vende të reja pune me paga të larta në shtetin e Arizonës dhe për të rritur autputin ekonomik të shtetit.
“Për dy dekada, Universiteti Shtetëror i Arizonës ka projektuar, ndërtuar dhe rishpikur veten si një lider në inovacion,” tha Presidenti i ASU, Michael M. Crow. “Ne kemi testuar dhe zbatuar mënyra të reja në mësimnxënie, mësimdhënie dhe kërkim shkencor – të gjitha me qëllim të demonstrimit të përkushtimit tonë ndaj përsosmërisë, gjithpërfshirjës dhe ndikimit – dhe jam thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë sukses”.
ASU rangohet në vendin 121 në SHBA, ndërsa rangohet në vendin e 23 për Biznes, 29 për Infermieri dhe 33 për Inxhinieri, me fokus në Inxhinieri kompjuterike.
Për më shumë informacione: www.asu.edu
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë