Foxconn – furnizuesi i Apple është në kërkim të marrëveshjeve për gjysmëpërçues në tregun indian
Furnizuesi i Apple, Foxconn thotë se po kërkon partnerë indianë për të bashkëpunuar në fusha të tilla si çipat dhe automjetet elektrike, pasi shefi ekzekutiv i saj përfundoi një vizitë në vend.
Foxconn e Tajvanit ka kërkuar të zgjerojë operacionet e saj në gjigantin e Azisë Jugore pasi pësoi ndërprerje të rënda të furnizimit në Kinë vitin e kaluar. Firma u rikthye nga ndërprerjet në fillim të këtij viti.
“India është një vend me një popullsi të madhe,” tha Young Liu, kryetari i bordit dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, në një deklaratë gjatë së shtunës, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
“Udhëtimi im këtë javë mbështeti përpjekjet e Foxconn për të thelluar partneritetet dhe për të kërkuar bashkëpunim në fusha të reja si zhvillimi i gjysmëpërçuesve dhe veturat elektrike”, shtoi ai.
“Foxconn do të vazhdojë të komunikojë me qeveritë lokale për të kërkuar mundësitë më të dobishme të zhvillimit për kompaninë dhe të gjitha palët e interesuara,” deklaroi ai.
Kompania e cila njihet më së miri njihet për prodhimin e telefonave iPhone të Apple, është një nga kontraktorët më të mëdhenj në botë për prodhimin e pajisjeve elektronike, dhe tani po zgjerohet edhe në fusha të tjera duke përfshirë edhe atë të veturave elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Kush paguan internet celulari më së shtrenjti në Ballkan dhe në botë?
iPad 2 vjen me ngjyrë të bardhë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'