Për çdo vit 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës japin dorëheqje vullnetare. Ndërsa që nga themelimi i këtij institucioni, më shumë se 2200 policë të uniformuar e kanë lënë punën. Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Arsyet kryesore për braktisjen e PK-së janë pagat që nuk ofrojnë një jetë dinjitoze, mungesa e sigurimeve shëndetësore e jetësore, mungesa e kushteve etj.
Kryesindikalisti Zeqiri thotë se shqetësuese është rritja e këtij trendi vitet e fundit. Ai thekson se braktisja e punës nga zyrtarët është e dëmshme për vetë institucionin por edhe për shtetin, pasi që është investuar shumë në ta.
“Dorëheqjet vullnetare janë shqetësim për Policinë e Kosovës, sepse janë në rritje. Gati për çdo vit kemi nga 100 ose mbi 100 dorëheqje vullnetare, e që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani kemi mbi 2200 dorëheqje vullnetare të Policisë së Kosovës”.
“Konsideroj se kjo është një dukuri jashtëzakonisht e dëmshme që e dëmton institucionin e sigurisë, por edhe shtetin për shkak se për të gjithë ata shteti ka investuar. Domethënë janë bërë harxhime jashtëzakonisht të mëdha”.
Ai ka një thirrje në emër të sindikatës për institucionet. “Qeveria ta kthejë vëmendjen kah institucioni i sigurisë, për shkak se jemi institucioni më kredibil dhe ndër institucionet më të rëndësishme në vend”, ka thënë ai.
Arsye kryesore, sipas Zeqirit, për ikjen e një numri kaq të madh të policisë janë kushtet e punës e pagat jo të dinjitetshme. Ai ka përmendur edhe mungesën në një kohë të logjistikës.
“Vërtet ne kemi pasur mungesa edhe gjatë vitit të kaluar edhe në pjesën logjistike, qoftë uniforma, qoftë automjete, vetura, qoftë transporterë të tjerë, apo edhe mjete të teknologjisë. Kjo ka qenë pengesë sepse në Policinë e Kosovës, diku rreth 25 projekte i kanë kaluar të gjitha procedurat e tenderimit por për shkak të një mungese të gjatë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë mbetur të bllokuara. Tanimë kanë filluar disa të rishqyrtohen e disa të rikthehen nga fillimi me procedura”, u shpreh Zeqiri.
E sa i përket Ligji të Pagave, Zeqiri thotë se kjo e ka zhgënjyer edhe më shumë pjesëtarin e policisë. Ai ka thënë se paga do të rrisë pakënaqësinë dhe dorëheqjet nga ky institucion.
“Do të ndikojë që të rritet pakënaqësia dhe ndoshta do të ndikojë edhe në rritjen e dorëheqjeve vullnetare për këtë që ka ndodhur. Përndryshe unë mendoj se do të ndikonte pozitivisht po të bëhej një ligj apo një pagë më e dinjitetshme për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dukë përfshirë të dy kategoritë edhe pjesën e uniformuar, edhe pjesën e stafit civil”.
“Kudo që njeriu do të kërkojë një punë tjetër e gjen me një pagë më të lartë. Një shembull konkret; kemi shumë pjesëtarë të policisë që nga dorëheqja në Polici kanë kaluar, janë licencuar si avokatë, sepse e kanë pasur Fakultetin Juridik, e kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe kanë kaluar në avokaturë dhe financiarisht i kanë punët shumë më mirë”, ka thënë Zeqiri.
E njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se shkaku i pagës, pjesëtarët e PK-së detyrohen të migrojnë jashtë shtetit. Ai iu ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin veprime karshi kësaj dukurie.
“Duke u zhvilluar jeta deri tani, po shihet qartë që Policia është materialisht shumë në gjendje të mjerueshme, sepse me një pagë të tillë, çfarë e ka policia, është e vështirë me përballu muajin. Prandaj shkaku kryesor është baza materiale, përndryshe ka edhe disa kushte tjera. Është e vetmja Policia e Kosovës që nuk kanë sigurim shëndetësor e shumë çështje tjera. Me pagat që i marrin në këtë situatë, është tepër vështirë ta përballojë muajin”, ka thënë Tërnava për Ekonomia Online.
“Duke i parë lëvizjet e të rinjve nëpër vendet perëndimore, po gjejnë shkaqe e arsye që edhe këta të shkojnë për ta siguruar një jetë më të mirë e një ardhmëri më të mirë. Këto kushte e rrethana që i ceka janë evidente, prandaj nga viti në vit çdo herë ka fjalë se do të bëhet diçka në këtë drejtim, por njerëzve po u humb shpresa”, ka thënë tutje ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova