LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon agjenti: Sterling qëndron në Chelsea, ai është i lumtur në Londër

E konfirmon agjenti: Sterling qëndron në Chelsea, ai është i lumtur në Londër

Raheem Sterling nuk e ka të ardhmen e sigurt te Chelsea përkundër se vetëm nëntë muaj ka si futbollist i klubit londinez.

Transferimet e shumta të Chelseat kanë bërë që e ardhmja e Sterling në Stamford Bridges mos të jetë e sigurt.


28-vjeçari mund të largohet në verë nga Chelsea, edhe pse agjenti i tij thotë se ai është i lumtur në Londër.

Kelly Hogarth ka deklaruar për Sky Sports se klienti i tij nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea në verë.

“Raheem nuk më ka shprehur kurrë ndonjë pakënaqësi ndaj Chelseat. Ai i ka besuar të ardhmen e tij për një kohë të gjatë Chelseat në verë”.

“Për këtë arsye pozicioni i tij nuk do të rishikohet edhe njëherë në afatin kalimtar të ardhshëm”, deklaroi Kelly Hogarth për Sky Sports.

Reprezentuesi anglez ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2027.

Sterling ishte i etur për t’u rikthyer te Liverpooli përpara se të transferohej te Chelsea
Lexo po ashtu Sterling ishte i etur për t’u rikthyer te Liverpooli përpara se të transferohej te Chelsea

Megjithatë mediat angleze kanë raportuar se Arsenal, Tottenham Hotspur por edhe Newcastle United janë skuadrat e interesuara për shërbimet e anglezit.

Chelsea për transferimin e Sterling paguan 56 milionë euro në verën e vitit 2022, teksa në rast se do ta lejojnë largimin e tij synojnë të fitojnë po atë shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori