LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës, Berisha bën thirrje për bashkim: Qëllimi i revolucionit është përmbysja e monizmit

Protesta e opozitës, Berisha bën thirrje për bashkim: Qëllimi i revolucionit është përmbysja e monizmit
LSA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi sot qeverinë e Edi Ramës në fjalën e mbajtur gjatë protestës së opozitës.

Berisha tha se kryeministri Rama dhe qeveria e korruptuar kanë vjedhur miliona euro si kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.

“Sot, secili prej jush është në një mision të madh për veten, fëmijët, kombin e tij. Një mision që do u japë shqiptarëve, Shqipërinë e shekullit të 21-të”, tha Berisha.


“Vështirësitë janë të mëdha, por këtë mision e përmbushin studentët, që punojnë paradite në shkollë dhe pasdite nxjerrin disa të ardhura. Në darkë punojnë për të shkruar parullat e kësaj proteste. Këtë mision e përmbushin të rinjtë, demokratë, por edhe socialistë të penduar, të cilët nga koha e tyre, dalin shtëpi më shtëpi për të shpërndarë thirrjet dhe fletëpalosjet e këtij revolucioni”, shtoi ai.

LSA

“Këtë mision e përmbushin nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe, që kanë përcjellë me lot fëmijët e tyre jashtë, por janë sot këtu me ne, deri në fund, në emër të tyre, në emër të Shqipërisë. Cili është qëllimi i këtij revolucioni? Është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve”, tha Berisha.

“Kurrë në histori, një njeri nuk ka vjedhë këtë komb siç e ka vjedhur Edi Rama me organizatën e tij kriminale. Në një kohë që ju përcillni fëmijët jashtë për kafshatën e gojës, kryeministri shpirtlig, vendos prapa kësaj ndërtese, vazon 4 milionë euro, e mjaftueshme për të blerë ilaçet një muaj të gjithë pensionistët shqiptarë”, shtoi kreu i PD-së.

“Në një kohë kur ju, gëzimet familjare, dasmat, ditëlindjet, festat e tjera, mezi i gëzoni se nuk keni para, ky krim-ministër shëtit me avionin e tij në dispozicion me dhomë gjumi, dreko dhe darkon me 10 mijë euro, shpenzon 22 milionë euro me fluturime”, tha Berisha.

Berisha tha se me vjedhjet e qeverisë në aferën e inceneratorëve mund të bëhej një rritje prej 130% e pagave të qytetarëve shqiptarë.

“Gëzimet familjare Dasmat dhe festa të tjera mezi se i gëzoni se nuk keni para ky kryeministër shëtit me avionin e tij me dhomë gjumi, drekon dhe darkon me 10 mijë euro, shpenzon për fluturime 22 milionë euro. Këto 22 milionë euro janë vjedhje xhepi për këtë, pasi janë dhe vjedhjet e tjera. Vjedhja me djegësat mjafton për të rritur me 130 për qind rrogat e të gjithë shqiptarëve”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori