LAJMI I FUNDIT:

Vdes Nazmi Mikullovci, kryesues i Bordit të AKP-së

Vdes Nazmi Mikullovci, kryesues i Bordit të AKP-së

Sot ka ndërruar jetë Nazmi Mikullovci, kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes Mikullovci, miqve dhe bashkëpunëtorëve.


“Sot u nda nga të gjithë ne Nazmi Mikullovci. Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj. Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.

Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit. Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi.

Për mua ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë. Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj. Ngushëllime të sinqerta Familjes Mikullovci, miqve e bashkëpunëtorëve”, shkruan kryeministri Kurti. /Telegrafi/