LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë vëllai i Nasim Haradinajt, politikanët shprehin ngushëllime

Ndërron jetë vëllai i Nasim Haradinajt, politikanët shprehin ngushëllime

Ka ndërruar jetë, Agron Haradinaj vëllai i Nasim Haradinajt. Agroni ishte luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas vdekjes së tij ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se është thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit.

Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj. Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit”, ka shkruar Haradinaj.


Ngushëllime ka shprehur edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

“Më la pa fjalë lajmi për vdekjen e Agron Haradinajt. Agroni qysh si i ri e ndoqi traditën familjare në rrugën e atdhedashurisë. Ishte një nga të burgosurit politik më të ri në moshë, kurse gjatë luftës çlirimtare një nga ushtarët e parë të UÇK-së. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, miqve dhe shokëve të Agronit! Agron, u prehsh në paqe!”, ka shkruar Haliti.

Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se i ndjeri Agroni prej vitesh po vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Sapo morëm lajmin e hidhur se ndërroj jetë bashkëluftëtari ynë Agron Smajl Haradinaj.  I ndjeri vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.

Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë me të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj.

Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni.

Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve! Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka shkruar Klinaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori