LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri grek: Gabimi njerëzor është shkaku i aksidentit hekurudhor ku humbën jetën 43 persona

Kryeministri grek: Gabimi njerëzor është shkaku i aksidentit hekurudhor ku humbën jetën 43 persona

Një nga aksidentet më të rënda hekurudhore të Greqisë, që ia mori jetën të paktën 43 personave, u shkaktua nga “gabimi tragjik njerëzor”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis është deklaruar pasi vizitoi vendin ku kishte ndodhur përplasja e dy trenave gjatë të martës mbrëma, transmeton Telegrafi.

Kreu i stacionit hekurudhor u akuzua për vrasje nga pakujdesia, kurse ministri grek i Transportit dha dorëheqje mbrëmë.


Publikohen pamjet e momentit të përplasjes së dy trenave në Greqi
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e momentit të përplasjes së dy trenave në Greqi

Aksidenti ka ndodhur të martën pak para mesnatës. Një tren pasagjerësh që transportonte rreth 350 persona u përplas me një tren mallrash, teksa doli nga tuneli pasi u largua nga qyteti i Larisës. Ende nuk është e qartë pse dy trenat përfunduan në të njëjtën linjë.

Shefi i stacionit, i cili është përgjegjës për sinjalistikën, mohon fajin dhe ‘fajëson’ për aksidentin një dështim të mundshëm teknik.

Pasi vizitoi vendin ku ndodhi aksidenti hekurudhor, Mitsotakis tha se gjithçka tregon për një “gabim tragjik njerëzor”.

“Fat në fatkeqësi” - i riu ngatërroi vagonët dhe kjo i shpëtoi jetën në tragjedinë e Greqisë
Lexo po ashtu “Fat në fatkeqësi” - i riu ngatërroi vagonët dhe kjo i shpëtoi jetën në tragjedinë e Greqisë

“Gjykata do të bëjë punën e saj”, tha ai në një fjalim të transmetuar në televizione, ku sipas tij populli do të përgjigjet dhe shteti do të jetë në anën e popullit.

Duke njoftuar dorëheqjen e tij, ministri i Transportit, Kostas Karamanlis tha: “Kur ndodh diçka kaq tragjike, është e pamundur të vazhdohet dhe të pretendohet se nuk ka ndodhur”.

Sindikatat thonë se përplasjet janë shumëfaktorale dhe se përplasja theksoi mangësitë kronike, duke përfshirë mungesën e personelit, sinjalet e prishura dhe objektet e vjetruara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori