LAJMI I FUNDIT:

Krim i rëndë në Tiranë, dyshohet për dy viktima e disa të plagosur

Krim i rëndë në Tiranë, dyshohet për dy viktima e disa të plagosur

Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një familje në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

Sipas informacioneve të para ish-dhëndri ka qëlluar drejt ish-bashkëshortes dhe motrave të saj, raporton Euronews Albania.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë në familje, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. /Telegrafi/