LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me coronavirus, MSH-ja u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Rritja e rasteve me coronavirus, MSH-ja u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 49 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 236.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese.


Sipas MSH-së, vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rëndë të sëmundjes.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Dozat përforcuese bivalente kundër COVID-19 janë në dispozicion dhe qytetarët mund të vaksinohen në njësinë më të afërt të vaksinimit në komunën e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Telegrafi/