LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takon Bislimin: Së shpejti në Kosovë për të diskutuar modalitetet e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit

Lajçak takon Bislimin: Së shpejti në Kosovë për të diskutuar modalitetet e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në vazhdën e takimeve që janë zhvilluar të martën në Bruksel.

“Mezi pres vizitën në Kosovë që do të realizohet shumë shpejt për të diskutuar modalitetet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar Lajçak në Twitter.


Lajçak ashtu si edhe SHBA ka vënë theksin te aneksi që flet për zbatimin e marrëveshjes.

“Ky aneks garanton se gjithçka që është rënë dakord do të zbatohet”, ka shkruar tutje Lajçak.

Lajçak e Escobar i përvishen punës, koordinojnë hapat për takimin e radhës Kurti-Vuçiq
Lexo po ashtu Lajçak e Escobar i përvishen punës, koordinojnë hapat për takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord të martën se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve./Telegrafi