Një hulumtim që do të matë saktë nivelin e lexueshmërisë dhe do ta trajtojë objektivisht kulturën e leximit në Kosovë ka marrë jetë së fundi. Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata “ETEA” kanë bashkuar forcat për të realizuar hulumtimin e parë gjithëpërfshirës në nivel nacional, që ka për qëllim të vlerësojë gjendjen aktuale të librit në Kosovë.
Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar këtë javë në mes drejtorit të shtëpisë botuese “Dukagjini”, Blerim Muhaxhirit, dhe drejtorit të OJQ-së “ETEA”, Agon Ahmetit.
Hulumtimi është shtrirë në shtatë rajonet e Kosovës dhe duke përdorur në mënyrë strikte metodën shkencore të hulumtimit empirik kuantitativ dhe kualitativ, do të jetë reprezentativ për popullsinë e Kosovë.
Përveç matjes së nivelit të përgjithshëm të lexueshmërisë te qytetarët e Kosovës, hulumtimi ka për qëllim të kuptojë edhe shkaktarët që e ndikojnë nivelin e lexueshmërisë në Kosovë. Hulumtimi do të pikëtojë kategoritë e veçanta shoqërore, bazuar edhe në moshë, në mënyrë që të matet sa më saktë kultura e leximit dhe rolet përkatëse në zhvillimin e kësaj kulture te brezat e rinj.
Pyetjet në anketën e strukturuar japin mundësinë që të merren informata për shprehitë e mira në raport me librin, për preferencat e lexuesve, për llojin e librave të mundshëm për lexim, për zhanrin dhe për çështje të ndërlidhura me to. Përveç kësaj, hulumtimi do të gjurmojë edhe në mundësitë e ndikimit nga agjensë të ndryshëm në krijimin e shprehive të mira të leximit, si familja, shkolla, bashkëmoshatarët e mediet. Vendet më të preferuara për lexim, pastaj bibliotekat e shkollave dhe të qytetit, po ashtu janë çështje që do të trajtohen në këtë anketë. Pashmangshëm, në këtë kuadër do të trajtohet edhe raporti i librit me zhvillimet teknologjike.
Përveç anketës, hulumtimi do të shtrihet edhe me metodën e fokus-grupit, duke targetuar hisedarët e rëndësishëm në krijimin e shprehive të leximit në Kosovë.
Duke qenë gjithëpërfshirës dhe i bërë me metodologji shkencore, hulumtimi do të prodhojë të dhëna dhe rekomandime të vyeshme për të gjithë akterët relevantë në Kosovë. Konkluzionet dhe rekomandimet e raportit me bazë shkencore do të ndahen veçanërisht me institucionet qendrore të kulturës dhe arsimit për të iniciuar dhe avancuar politikat publike që vënë librin në qendër të zhvillimit social, politik dhe ekonomik.
“Dukagjini” dhe “ETEA” pritet t’i publikojnë gjetjet e hulumtimit më 23 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Librit.
Me këtë rast, libraria “Dukagjini” do të shpërblejë 10 respodentë pjesëmarrës në hulumtim me një kupon prej 100 euro secilin, ku do të mund të marrin librat e tyre të preferuar në librari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Po hapet Abi Çarshia, qendra tregtare më unike në vend e rajon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit