LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe arrin marrëveshje me Bashkimin Evropian lidhur me Irlandën e Veriut

Britania e Madhe arrin marrëveshje me Bashkimin Evropian lidhur me Irlandën e Veriut

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka arritur një marrëveshje të re mbi rregullat e tregtisë për Irlandën e Veriut pas Brexit-it, duke thënë se çmimi i lidhjeve më të mira me Bashkimin Evropian vlen më shumë se çdo përçarje që mund të shkaktohen brenda partisë së tij.

Marrëveshja shënon një strategji me rrezik të lartë për Sunak, i cili kërkoi kompromis dhe përmirësim të marrëdhënieve me Brukselin dhe Shtetet e Bashkuara, por u përpoq të shmangte pakënaqësinë e partisë së tij, e cila është më e lidhur me Brexit-in, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Sunak u tha më parë gazetarëve, se të dy palët janë në “bisedimet përfundimtare dhe se përparim i rëndësishëm është bërë gjatë disa javëve dhe muajve”.


Marrëveshja synon të zgjidhë tensionet e shkaktuara nga marrëveshjet e Brexit pas vitit 2020, që qeverisin Irlandën e Veriut, një provincë britanike dhe kufirin e saj të hapur me anëtarin e BE-së, Irlandën.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të shkojë mjaft larg për t’i dhënë fund bllokimit politik në Irlandën e Veriut, dhe për të kënaqur kritikët në Britani dhe provincë.

Pritet që marrëveshja e re të lehtësojë kontrollet fizike të mallrave të transportuara nga Britania në Irlandën e Veriut, dhe t’u japë ligjvënësve të provincës një fjalë në rregullat e BE-së, që duhet të zbatohen në kushtet e ndërlikuara të daljes së Britanisë nga blloku.

Londra gjithashtu mund të vendosë disa rregulla për taksat dhe ndihmën shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq propozon Gjuro Macutin për postin e kryeministrit

Vuçiq propozon Gjuro Macutin për postin e kryeministrit

Serbia
Trump: Po shpenzojmë për NATO-n për të mbrojtur Evropën dhe në të njëjtën kohë po humbim në tregti

Trump: Po shpenzojmë për NATO-n për të mbrojtur Evropën dhe në të njëjtën kohë po humbim në tregti

Amerika
Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Evropa
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Botë
Trump kërcënon me tarifa shtesë prej 50 për qind për Kinën – por hap derën për bisedime me vendet e tjera

Trump kërcënon me tarifa shtesë prej 50 për qind për Kinën – por hap derën për bisedime me vendet e tjera

Amerika
Von der Leyen: I propozuam Amerikës tarifa zero

Von der Leyen: I propozuam Amerikës tarifa zero

Evropa
Kalo në kategori