LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i policisë vozit veturën nën ndikim të alkoolit dhe rrezikon jetën e qytetarëve – suspendohet nga puna

Kapiteni i policisë vozit veturën nën ndikim të alkoolit dhe rrezikon jetën e qytetarëve – suspendohet nga puna

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se policia është  njoftuar nga qytetarët dje në orët e mbrëmjes për një vozitje të rrezikshme në Gjilan duke rrezikuar jetën e dy qytetarëve .

Pas marrjes të informacioneve është identifikuar i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë zyrtar policor (me gradën e kapitenit).

“Bazuar në autorizimet ligjore Policia e Kosovës ka njoftuar hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së kanë identifikuar dhe intervistuar tre dëshmitarë lidhur me rastin.


Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë  testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila)”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast me dyshimin për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” .

Zyrtari policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori