Para takimit të 27 shkurtit në Bruksel, të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, hulumtuesi nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel (CEPS), Toby Vogel, tha se versionet e publikuara më parë të propozimit evropian, autenticiteti i të cilit nuk është vërtetuar, tregojnë se kjo zgjidhje mund të jetë në favor të Serbisë.
Kurti dhe Vuçiq të hënën në Bruksel do të takohen në një raund të ri të dialogut midis dy vendeve, ku në tavolinë do të jetë një propozim evropian, qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve, pas të cilit qëndronte bota perëndimore – një dokument ende i panjohur për publikun.
Ndonëse të dy (Kurti dhe Vuçiq) treguan dakordimin e tyre me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Vogel tha se nuk sheh elemente për të arritur ndonjë hap përpara.
“Nuk shoh elemente që do të kontribuonin në një hap të rëndësishëm përpara në proces. Më duket se ky është një takim që synon të ruajë balancën e arritur gjatë javëve të fundit. Thelbi i saj është se të dyja palët e pranuan propozimin franko-gjerman si diçka për të negociuar. Pra, ka të bëjë me përpjekjen për të ruajtur balancën dhe në një farë mënyre, të rindërtohet [propozimi]”, deklaroi Vogel për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe).
Më tej eksperti nga Brukseli u shpreh se “vështirë se mund të shoh një skenar sipas të cilit palët në proces do të shpallnin se heqin dorë dhe se nuk duan të flasin më – dhe nga ana tjetër, ndërmjetësit ndërkombëtarë të tërhiqen”.
“Megjithatë, nëse kjo do të ndodhte – mendoj se skenari do të ishte i ngjashëm me Qipron. Diplomacia ndërkombëtare do të largonte vëmendjen e saj në diçka tjetër dhe do të duheshin vite për të rikrijuar kushtet në të cilat palët do të merrnin pjesë në dialog me ndërmjetësimin ndërkombëtar”, tha Vogel, transmeton Telegrafi.
Ai vëren se versionet e publikuara më parë të propozimit evropian, autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar, tregojnë se kjo zgjidhje mund të jetë në favor të Serbisë.
“Mendoj se është plotësisht e qartë se ka përfitime që janë më afër qëndrimit të Serbisë, e cila nuk është e detyruar të pranojë pavarësinë e Kosovës. Asnjë nga versionet e teksteve që dolën në publik nuk parashikonte njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Kjo është ajo që tregon pa mëdyshje se propozimi evropian duhet të jetë një lloj marrëveshjeje e përkohshme – sepse ajo përfundimtare duhet të çojë në zgjidhjen e asaj çështjeje të konkrete. Kjo më çon në interpretimin se marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet nga të dyja palët për një kohë të ardhshme”, thekson ai.
Analisti Vogel vë në dukje se ditët e fundit janë dërguar mesazhe nga Beogradi që tregojnë një largim të mundshëm nga ndikimi rus.
“Në fund, gjithçka varet nga një person – dhe ai është presidenti Vuçiq. Nuk mendoj se një marrëveshje e përkohshme do të çonte automatikisht në neutralizimin e ndikimit rus në Serbi. Por, mendoj se është e mundur të imagjinohet se në një moment Vuçiq do të arrijë në llogaritjen se është me interes më të madh për të që të kërkojë lidhje më të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Dhe në të njëjtën kohë distancimi nga Moska. Deri ku do të shkojë ai dhe a do të ishte i gatshëm të vendoste sanksione ndaj Rusisë? Është shumë e vështirë të parashikohet, sepse në fund të fundit, gjithçka zbret në vendimin dhe vullnetin e një personi”, përfundoi Vogel. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!