LAJMI I FUNDIT:

“Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde”, Shaip Kamberi kërcënohet me jetë

“Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde”, Shaip Kamberi kërcënohet me jetë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, të shtunën ka publikuar një mesazh që e ka marr, e ku është kërcënuar me jetë.

Kamberi në një status në rrjetin social në Facebook ka thënë se Serbia për muaj me radhë po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së serbëve në Kosovë, ndërkohë që siç tha ai është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi dhe për këtë flasin rastet e shumta të diskriminimit.

Lexoni të plotë postimin e plotë:


Për muaj me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë.

Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit.

Dënimi i para disa ditëve i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar me 28 nëntor të vitit të kaluar, paraqet vetëm një nga rastet e këtilla .

Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejta për jetën time.

“Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht,  ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde”, është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesengerit, nga personi Danijell Millkoviq.

Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit.

Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat pro-qeveritare dhe deklaratat e shpeshta  fyese të qeveritarëve serb.

Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve.

Puna jonë vazhdon, ajo nuk do të ndalet, as për shkak të kërcënimeve abstrakte e as atyre konkrete që mund të vijnë.

Të vërtetën do ta themi, pavarësisht se të tjerëve nuk i pëlqen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori