LAJMI I FUNDIT:

“Mos u dorëzoni”, mesazhi i nënës nga Ukraina e strehuar në Kosovë

“Mos u dorëzoni”, mesazhi i nënës nga Ukraina e strehuar në Kosovë

Olga Gorgolla së bashku me dy fëmijët është larguar nga vendlindja e saj tash e tre muaj. Refugjatja ukrainase thotë se qyteti Kharkiv po përballet me luftë të tmerrshme dhe atje tashmë i kanë mbetur edhe anëtarë tjerë të familjes.

“Mos u dorëzoni”, është mesazhi i Gorgollës në një-vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.


Ajo është e vetmja refugjate që aktualisht po qëndron këtu bashkë me 12 gazetarë të tjerë të strehuar në Kosovë.

“Unë jam nga qyteti i Kharkiv. Ju e dini nga historiku i luftës Kharkiv. Është nga territoret më të nxehta dhe më të rrezikshme që ka filluar më 24 shkurt”, tregon ajo.

Refugjatja ukrainase po qëndron në Kosovë bashkë me dy vajzat e saj, por një pjesë tjetër të familjes e ka në Ukrainë.

“Unë erdha në Kosovë vetëm me dy fëmijë dhe në Ukrainë e kam lënë familjen time, vëllain, nënën dhe babin…Të gjithë qytetarët e Ukrainës, që janë shpërndarë nëpër krejt botën, në këtë ditë bashkohen dhe tregojnë solidaritetin dhe mbështetjen kundër luftës së ashpër nga Rusia. Dhe me këtë ngrohtësi desha të jap një mesazh të rëndësishëm: mos u dorëzoni!”, ka shtuar ajo për KosovaPress.

Në një-vjetorin e fillimit të invazionit rus, gazetarët ukrainas kanë marshuar në sheshet e kryeqytetit me pankarta në duar, me mesazhe për ndërprerjen e luftës dhe falënderime për Kosovën.

Në përfundim të marshimit, pranë sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, gazetarët po ndezin qirinj dhe kanë kënduar himnin e Ukrainës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori