LAJMI I FUNDIT:

Masat për uljen e çmimeve në Maqedoni, pa rezultate

Masat për uljen e çmimeve në Maqedoni, pa rezultate

Masat për uljen e çmimeve të ushqimeve nuk dhanë rezultat, sepse janë josistematike dhe të parakohshme, thotë profesoresha Daniella Bojaxhieva. Sipas saj nuk mund të pritet që me një premtim xhentëlmeni, shteti dhe biznesi të bien dakord, që biznesi të marrë energji elektrike të lirë dhe më pas të ulë çmimet e produkteve. Duhej miratuar një ligj që të mos arrijmë në këtë situatë.

“Kjo nuk funksionon kështu në mekanizmin e tregut. Duhej të bëhet analizë sa është ndikimi në rritjen e çmimeve të shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë. Nuk ka një analizë të tillë deri më sot. Të shihen cilët faktorë të tjerë kanë ndikim të rëndësishëm në korrigjimin e çmimeve”, u shpreh Daniella Bojaxhieva, profesoreshë universitare.

Sa i përket masës së rregullimit të marzhës, ekspertët mendojnë se kjo nuk parandalon rritjen e çmimeve. Gjithashtu, mendojnë se institucionet duhet t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë më të mirë për të parë pse nuk ulen çmimet.


“A kishte nevojë që të gjitha çmimet të rriteshin kaq shumë në vendin tonë? Pa bërë analizë të detajuar, do të them se disa çmime u rritën kështu nga inercioni. Fakti që kemi 30 vjet që përpiqemi të ndërtojmë ekonomi tregtare për të jetuar në një sistem ekonomik që ka më pak treg se sa ishte në sistem deri në vitet ’90. Është për të ardhur keq, por atëherë duket se kemi pasur treg dhe kulturë për sjellje tregtare nga kjo tani”, shtoi Daniella Bojaxhieva, profesoreshë universitare.

Maqedonia është vendi që mban rekordin në rajon për nivelin e inflacionit. Çmimet e larta jo vetëm të ushqimeve, por të të gjitha produkteve dhe shërbimeve kanë qenë problemi kryesor i qytetarëve që nga viti i kaluar. Pavarësisht njoftimeve se goditjet e çmimeve do të ulen ngadalë këtë vit, kjo nuk po ndodh tani për tani./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori