LAJMI I FUNDIT:

NDONJË JETON KËSHTU … I MBROJTUR

NDONJË JETON KËSHTU … I MBROJTUR

Poezi nga: Anais Nin
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ndokush kështu jeton, i mbrojtur, në një botë të brishtë
dhe kujton se vërtet jeton.
Pastaj lexon ndonjë libër, p. sh., ‘Dashnori i Lady Chatterley’, ose…
ose bën një udhëtim …
dhe zbulon se deri tani nuk ka jetuar, në gjumë letargjik ka qënë.

Shenjat e letargjisë janë të lehta për t’u dalluar:
e para – shqetësim i vazhdueshëm,
e dyta (kur letargjia bëhet e rrezikshme
çon deri në vdekje) – mungesa e kënaqësisë.
Kjo është e tëra.
Duket si sëmundje e lehtë, e padëmshme.
Monotoni, mërzi, vdekje.
Miliona njerëz bëjnë këtë jetë,
ose vdesin kështu, pa e ditur.
Punojnë nëpër zyra. Ngasin makinën. Dalin në piknik
me familjen. Rritin fëmijë.
Pastaj ndërhyn mjekimi “i rastësishëm”, dikush, ose një libër,
një këngë, që i zgjon prej letargjisë,
prej vdekjes i shpëton.


Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

Poezi
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Fjala+
Kalo në kategori