Drejtori i Qendrës për Paqe dhe Liri në Institutin e Pavarur në Washington, Ivan Eland, thotë se administrata e presidentit amerikan Joseph Biden do të përdorë politikën e “karotës dhe shkopit” në mënyrë që, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
I pyetur nëse administrata e presidentit Biden mund të formulojë një zgjidhje që do të kënaqte Beogradin dhe Prishtinën, siç transmeton Euronews Serbia, Eland tha se administrata e Bidenit është shumë më tradicionale në mbështetjen e saj për NATO-n sesa administrata e ish-presidentit Donald Trump, dhe vlerësoi se, për rrjedhojë, nuk ka gjasa që Biden të revokojë rezultatet e triumfit të Aleancës Veriatlantike në ndërhyrjen ushtarake në Kosovë gjatë vitit 1999.
“Administrata e Bidenit do të përdorë politikën ‘karotës dhe shkopit” për ta bërë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. Me fjalë të tjera, që të dyja palët të respektojnë kufijtë dhe simbolet shtetërore dhe që Serbia të mos lobojë më që Kosova të mos anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, por nuk do ta njihte Kosovën si shtet”, tha Eland, transmeton Telegrafi.
Eland pretendon se Prishtina tashmë është pajtuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca shtetërore, “por vetëm pasi Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, të cilën Serbia e refuzoi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze