LAJMI I FUNDIT:

Neeson: Gruaja ime e ndjerë nuk do të martohej kurrë me mua po ta luaja James Bondin

Neeson: Gruaja ime e ndjerë nuk do të martohej kurrë me mua po ta luaja James Bondin
(Foto: Getty)

Liam Neeson ka rrëfyer se gruaja e tij e ndjerë, Natasha Richardson, nuk do të martohej kurrë me të nëse aktori do të kishte luajtur në filmat për James Bondin.

Në një intervistë me Rolling Stone, ku ka folur për filmin e ri, “Marlowe”, ylli hollivudian sqaroi se e kishte shqyrtuar mundësinë për ta luajtur spiunin e famshëm derisa u takua me bashkëshorten, me të cilën u martua në vitin 1994.

“Ata po shikonin shumë aktorë. Barbara Broccoli më telefonoi disa herë për të më pyetur nëse isha i interesuar dhe unë thashë se isha i interesuar, ndërsa më pas gruaja ime e bukur më tha se nëse e luaja James Bondin, nuk do të martoheshim kurrë”, ka kujtuar 70-vjeçari.


Gruaja e Neeson ndërroi jetë në vitin 2009 në moshën 45 vjeçare nga një traumë, pasi u rrëzua gjatë skijimit në Mont Tremblant në Quebec.

Liam Neeson pohon se për shkak të rolit të ri vazhdimisht mendon për gjendjen e Bruce Willis
Lexo po ashtu Liam Neeson pohon se për shkak të rolit të ri vazhdimisht mendon për gjendjen e Bruce Willis

Edhe pse tashmë është në dekadën e tetë të jetës, Liam punon me të njëjtin ritëm si më parë dhe vetëm në vitin e fundit ka xhiruar tre filma, “Blacklight”, “Memory” dhe “Marlowe”. /Telegrafi/

(Foto: Fairchild Archive/Penske Media/Shutterstock)