LAJMI I FUNDIT:

Humbi në bilardo dhe u nervozua që qeshën me të, braziliani qëllon me armë për vdekje shtatë persona – kamerat e sigurisë kapin momentin

Humbi në bilardo dhe u nervozua që qeshën me të, braziliani qëllon me armë për vdekje shtatë persona – kamerat e sigurisë kapin momentin

Një sulmues i armatosur vrau shtatë persona përfshirë një vajzë 12-vjeçare, të cilën e qëlloi me pushkë në një lokal të bilardos në Brazil.

Ajo çfarë është më e tmerrshme është fakti, se gjithçka ndodhi për shkak se të vrarët kishin qeshur me sulmuesin që kishte humbur dy herë në këtë lojë, transmeton Telegrafi.


Kjo e kishte nervozuar tej mase sulmuesin i cili ishte larguar për t’u rikthyer me pushkë në dorë. Momentin rrëqethës e kanë filmuar kamerat e sigurisë ku shihet sesi i qëllon me armë.

Policia braziliane ka konfirmuar se sulmuesi është identifikuar si Edgar Ricardo de Oliviera, 30-vjeç dhe Ezekias Souza Ribeiro, 27, që duket se e kishte asistuar në vrasjet makabre.

Ata thanë se Oliveira kishte luajtur bilardo kundër njërit nga viktimat dhe kishte humbur 4.00 reala. Më vonë ishte rikthyer duke kërkuar një lojë tjetër, por edhe aty humbi.

Të qeshurat e tjerëve e nervozuan sulmuesin, që shkoi për ta marrë pushkën me të cilën i vrau pa u menduar dy herë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori