Shqipëria është shprehur e shqetësuar për kuotat e Rusisë si anëtar i Përhershëm në Këshillin e Sigurimit e në OKB, në të njëjtën kohë që u mbush një vit nga agresioni ndaj Ukrainës.
Mediat portugeze citojnë ambasadorin shqiptar në OKB, të jetë shprehur se me këto qendrime, Rusia nuk mund të jetë në këtë pozicion ku bllokon veprimin e OKB-së në konflikte të armatosura.
“Rusia nuk mund të jetë më në Këshillin e sigurimit dhe OKB”, citohet ambasadori Ferit Hoxha nga mediumi portugez Observador.
Sipas tij, Rusia sot nuk është një vend që favorizon paqen. “Prandaj duhet të jetë jashtë Këshillit të Sigurimit dhe jashtë OKB-së, nëse do të kishim mjetet për këtë”.
“Megjithëse është e qartë se Moska nuk i plotëson kushtet për të qëndruar në Kombet e Bashkuara pas shkeljeve të rënda të Kartës së saj me agresionin ndaj Ukrainës, janë dy aspekte që duhet të merren parasysh, morali dhe ligji”, citohet të ketë deklaruara ambasadori shqiptar.
“Në aspektin moral, është natyrisht, një vend që nuk respekton kartën e Kombeve të Bashkuara dhe nenin 2, që parashikon aderimin për paqe. Rusia sot nuk është një vend që aderon në paqe. Prandaj, Rusia duhet të jetë, natyrisht, jashtë Këshillit të Sigurimit dhe jashtë OKB-së, nëse do të kishim mjetet” ka thënë ambasadori Hoxha.
Kreu i misionit shqiptar në OKB i është referuar edhe procedurës ligjore që parashikon aktualisht organizata.
“Aspekti ligjor është se ne nuk mund ta bëjmë këtë. Sepse për të ndryshuar përbërjen e Këshillit, na duhen jo vetëm dy të tretat e Kombeve të Bashkuara, por edhe pesë anëtarët e përhershëm. Kështu që unë nuk shoh mundësinë që Rusia të votojë kundër vetvetes” tha Hoxha.
Përfaqësuesi shqiptar në OKB citohet të ketë vlerusuar gjithashtu se nuk sheh asnjë mundësi për paqe në këtë moment.
“Unë mendoj se kjo luftë e zgjedhur e nisur nga Rusia dhe ndoshta nga një person në Rusi (Vladimir Putin) është në një lloj pike pa kthim. (…) Ne shohim se Rusia është ende e bindur se Ukraina nuk duhet të ekzistojë, se territori i Ukrainës mund të jetë rus , dhe ata kanë aneksuar zyrtarisht katër territore të reja, përveç Krimesë. Prandaj, ne nuk shohim asnjë mundësi, asnjë dëshirë për negociata tani” tha ambasadori Hoxha.
Megjithatë duke parashikuar se pranvera do të sjellë lajme për vlerësimin e mundësive të reja të negociatave, ambasadori Hoxha citohet të ketë sjellë shembullin e Bashkimit Europian si i vetmi organizëm aktualisht në botë që realizon parandalimin e konflikteve.
Udhëheqësit më të lartë të Bashkimit Europian janë shprehur në vazhdimësi për rolin e drejtë që po luan Shqipëria me këtë mandat në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke mbështetur kështu një kanalizim të energjive për paqe që vijnë nga Europa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Viti, vidhet një kasafortë me para
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur