Promovohet gjenerata e dymbëdhjetë e bursistëve të Fondacionit Albiz
Dje, më 21 shkurt 2023, në godinën e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut, në Shkup, Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz, e promovoi gjeneratën e dymbëdhjetë të bursistëve.
Gjatë evenimentit, në prani të përfaqësuesve të institucioneve, donatorëve, kompanive private, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë u ndanë 175 bursa për studentë për vitin akademik 2022/2023. Po ashtu, risi këtë vit, ishte edhe ndarja e çmimeve, me vlerë prej 1000 euro, për 10 studentët më të mirë nga universitetet në vend, të cilët kanë diplomuar me notë më të lartë se 9.5 gjatë vitit 2022. Programi “Bursa për studentë” kap vlerën prej 130,000 euro.
Besir Dernjani, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz mes tjerash tha se “Fondacioni Albiz jo vetëm që e promovon përgjegjësinë korporative dhe filantropinë, por me përkushtimin tonë kemi arritur t’i inspirojmë dhe motivojmë edhe të tjerët, që ky koncept të shihet si bazë për zhvillimin e shoqërisë që t’ju bëjë ballë fenomeneve të ndryshe me të cilat përballet shoqëria”.
Para të pranishmëve foli edhe Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryetar i Qeverisë për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, i cili tha se shembullin e kompanive, donatorë të Fondacionit Albiz, duhet ta ndjekin edhe kompanitë tjera për të investuar në shoqëri. Përgjegjësia shoqërore sjell mundësi për zhvillim dhe të ardhme më të mirë për të rinjtë. Fjalë rasti patën edhe Taip Jakupi, nga kompania Sarp, në emër të Këshillit të donatorëve të Fondacionit Albiz dhe Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën bujare të sektorit të biznesit i cili gjithmonë shpreh gatishmëri të promovojë përgjegjësinë shoqërore korporative. Për këtë, gjatë manifestimit, u ndanë edhe mirënjohje për kompanitë te cilat e mbështetën programin e bursave.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!