LAJMI I FUNDIT:

Xhiroja e fundit e pjesës së rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll, derbi zhvillohet në Mitrovicë

Xhiroja e fundit e pjesës së rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll, derbi zhvillohet në Mitrovicë
(Foto: kosovahandball.info)

Ndeshja mes Kastriotit dhe Llapit e hap xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të martën (sot) prej orës 19:00. Kastrioti është favorit i madh ndaj skuadrës llapjane.

Xhiroja e 18-të është e fundit e pjesës së rregullt të kampionatit. Më pas Superliga ndahet në Superligën A, ku gjashtë skuadrat e para luftojnë për plejof, dhe në Superligën B, ku garohet për mbetje në elitë. Xhiroja e 18-të vazhdon të mërkurën me ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina (19:00).


Vëllaznimi është në vendin e shtatë me 11 pikë dhe pa gjasa për të dalë në vendin e gjashtë dhe të vazhdojë në Superligën A. Por kjo assesi nuk nënkupton se skuadra gjakovare është dorëzuar para kohe. Vëllaznimi vazhdimisht kërkon pikë dhe kështu do të jetë ndaj Prishtinës, që renditet e dyta me 18 pikë, sa i kanë edhe Trepça në vendin e tretë dhe Rahoveci në vendin e katërt.

Dy ndeshjet e fundit luhen të enjten. Besa Famgas është favorite ndaj Deçanit, ndonëse është mysafire në ndeshjen që zhvillohet prej orës 18:00.

Kurse derbi i xhiros luhet në “Minatori” në Mitrovicë, mes Trepçës dhe Vushtrrisë. Kjo ndeshje luhet të enjten prej orës 19:00.

Dy skuadrat kërkojnë pikët që në Superligën A të kalojnë në pozitë sa më të favorshme. Ndeshjen në Vushtrri e kishin fituar mitrovicasit, por që ishte derbi i vërtetë. Njëjtë pritet të jetë edhe të enjten mbrëma në Mitrovicë. Vushtrria është e gjashta me 16 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori