LAJMI I FUNDIT:

Studenti më i vjetër në Mal të Zi, 88-vjeçari thotë se mendonte se do ta kishte më të lehtë gjatë studimeve

Studenti më i vjetër në Mal të Zi, 88-vjeçari thotë se mendonte se do ta kishte më të lehtë gjatë studimeve

Branisllav Raduloviq, 88-vjeç, është studenti më i vjetër i vitit të parë në Mal të Zi, dhe aktualisht është duke u përgatitur për provimet në semestrin e dytë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Podgoricë.

“Mbaj shënime për gjithçka gjatë ligjëratave, qëllimi im është t’u dëshmoj studentëve se nëse ata thjesht vijnë rregullisht në ligjërata dhe dëgjojnë, ata e kanë të garantuar që do ta kalojnë provimin. Më besoni, unë shkruaj aq shpejt sa shpesh më duhet të deshifroj atë që unë kam shkruar. Nuk kam shkruar për një kohë të gjatë, nuk është as e çuditshme”, tha Branisllav për Radio Televizionin e Malit të Zi.


“Nuk kam marrë ende asnjë notë. Nuk llogaris asgjë derisa të marr notat në indeks. Mendoj se do të dal mirë”, shtoi malazezi, i cili mori një kompjuter si dhuratë nga kolegji, por pranon se nuk di vërtet të përdorë teknologjinë, megjithatë beson se edhe këtë do ta kapërcejë, transmeton Telegrafi.

“Semestrin e parë e kalova shumë më vështirë se sa e imagjinoja, mendova se do të ishte më e lehtë, por pashë që çdo profesor kërkonte njohuri më të thella. 70 vjet më parë, të mësuarit ishte shumë më ndryshe. Tani e kam të vështirë ta përballoj. Unë jam më mirë në lëndët teorike, se gjithçka bazohet në logjikë, por matematika dhe fizika janë pak më të vështira. Shpresoj se do ta zotëroj”, tha me optimizëm Branisllavi.

Thotë se familja e tij nuk ishte entuziaste për t’u regjistruar në fakultet, por Branislav dëshiron të dëshmojë se mosha nuk mund të jetë pengesë në realizimin e ëndrrave.

“Kolegët e rinj më kanë pranuar mirë, jam i habitur. Ata përpiqen të me ndihmojnë sepse nuk dëgjoj mirë, nuk shoh mirë. Nuk kërkoj asnjë privilegj, çfarë mund të bëj vetë unë. Ulem në karrigen e parë që të dëgjoj më mirë, ata flasin shumë butë dhe kjo më shqetëson, por nuk do t’i paralajmëroj sepse nuk dua të ndikoj në asgjë, le të jetë gjithçka ashtu siç është”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Libri

Libri

Përleshja me peshkaqenin (Video)

Përleshja me peshkaqenin (Video)

Fun
Kalo në kategori