LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Integrimi në BE proces mbipartiak, duhet pjesëmarrja e të gjithëve

Kovaçevski: Integrimi në BE proces mbipartiak, duhet pjesëmarrja e të gjithëve

Për përfitime politike, OBRM-PDUKM-ja tashmë dy vite bllokon të gjitha proceset në Kuvend – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski për Agjencinë e Lajmeve MIA, sic percjell KlanM, duke komentuar deklaratën e djeshme të Zv/Kryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq se për ndryshimet kushtetuese është koha të nisin negociatat me OBRM-PDUKM-në.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka theksuar se ndryshimet kushtetuese janë vetëm një nga vendimet që duhet të miratohen nga vendi dhe për të cilat nevojitet shumica prej dy të tretave.

“Pas ndryshimeve kushtetuese pason reforma e sistemit gjyqësor dhe për këtë duhen dy të treta. Reforma e sistemit të Prokurorisë, reforma e decentralizimit, reforma e administratës publike, për të gjithë duhen shumicë prej dy të tretave. Nëse secila parti politike këto reforma I kushtëzon me zgjedhje, kjo do të thotë se para cdo procesi reformues duhet të shkojmë në zgjedhje” – deklaroi Dimitar Kovacevski.


Kryeministri, sic njofton KlanM, ka theksuar se që në fillim të procesit të skriningut me BE-në, OBRM-PDUKM-së I është dërguar ftesa që të dërgojnë ekspertë të tyre që do të marrin pjesë në ekipet negociuese dhe të kyçen në procesin e negociatave. Në këtë kontekst, ai u ka bërë thirrje partive opozitare se procesi i integrimeve evropiane është process mbipartiak ku duhet pjesëmarrja e të gjithëve.

OBRM-PDUKM-ja kategorikisht kishte refuzuar ftesën, duke potencuar se gjëja e vetme për të cilën mund të bisedojnë me Qeverinë janë organizimi I zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori