LAJMI I FUNDIT:

Behrami: Që nga shpallja e pavarësisë, Kosovën e kanë braktisur rreth 375 mijë persona

Behrami: Që nga shpallja e pavarësisë, Kosovën e kanë braktisur rreth 375 mijë persona
Sami Behrami

Kosova edhe 15 vite pas pavarësisë ballafaqohet me probleme dhe sfida të shumta të cilave fatkeqësish nuk po u shihet fundi.

Sami Behram, i cili  është doktor i Shkencave të Demografisë – Gjeografisë, ka numëruar një sërë aspektesh që kanë nxitur ikjen e të rinjve nga Kosova.

“Problemet ekonomike, sociale, politike, arsimore, shëndetësor, juridike, të sigurisë si dhe sjelljet devijonte shoqërore (nepotizmi, korrupsioni, mos respektimi i meritokracisë si vlerë etj), kanë shkaktuar humbjen e shpresës te një numër i madhe i popullsisë së Kosovës sidomos te të rinjtë të cilët fatkeqësisht nuk shohin perspektiv për jetë në Kosovë”.


Ai thotë se humbja e perspektivës është dëmi më i madhe i shkaktuar popullatës së Kosovës me efekte negative në të gjitha sferat e jetës duke mos përjashtuar edhe zhvillimet demografike.

“Proceset demografike nuk zhvillohen të izoluara jashtë rrjedhave shoqërore, por në varësi të ndërsjellë edhe të faktorëve biologjik, ekonomik, social, politik, historik, psikologjik, hapësinor etj. Si pasoj e zhvillimeve të pafavorshme në të gjitha  fushat e lartpërmendura, sot Kosova ndodhet para ndryshimeve radikale në profilin e saj demografik. Këtë më së miri e argumenton faktet se: në njërën anë kemi zvogëlim drastik të numrit të lindjeve dhe shtimit natyror ndërsa në anën tjetër si pasoj e emigrimeve selektive, popullsia po plaket me trendë të përshpejtuara. Situata është aq e pafavorshme sa që mund të përcaktohet edhe si krizë demografike”, shprehet ai.

Sipas Behramit, në Kosovë në 15 vitet e pavarësisë kanë lindur rreth 380 mijë foshnje, ndërsa në të njëjtën përudh kanë vdekur mbi 121 mijë persona ndërsa shtimi natyror ne 15 vet të pavarësisë ishte 258 mijë persona.

Por, po ashtu siç thekson ai, fatkeqësisht edhe pse shtimi natyrorë pozitiv, emigrimet e popullsisë kanë ndikuar që popullsisë e Kosovës në këtë përudh të stagnoi me tendenca të zvogëlimit.

“Kështu në 15 vjet të pavarësisë Kosovën e kanë braktisur rreth 375 mijë banor që është i përafërt me numrin e lindjeve por  shumë më i lartë se shtimi natyror”.

“Në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë e deri me sot kanë lindur rreth 380 mijë banor të rinj. Me gjithat trendët e zvogëlimit të lindjeve janë shqetësuese. Këtë më së miri e argumenton fakt se për deri sa në vitin 2008 , Kosova kishte 34399 lindje në vitin, në 2021 numri zvogëlohet në 22830 lindje. Për përmasat e zvogëlimit të numrit të lindjeve më së miri flet fakti  se në Kosovë në vitin 2008 brenda ditës kanë lindur mesatarisht 94 foshnje ndërsa në vitin 2021 ky numër zvogëlohet në 62 lindje në ditë. Gjatë  periudhës së pavarësisë lindshmëria në Kosovë zvogëluar për -33.6% me zvogëlim prej 2.3% në vit”, shton ai.

Ndërkaq, thekson Behrami se në të njëjtën periudhë në Kosovë kanë vdekur rreth 122 mijë banorë.

“Për dallim nga lindshmëria numri i rasteve të vdekjeve gjatë kësaj periudhe ka shënuar trendë te rritjes. Kështu përderisa në vitin 2008 në Kosovë kanë vdekur 6852 persona në vit në vitin 2021 kjo shifër gat dyfishohet për të arritur në 13019 persona. Thënë më ndryshe përderisa në vitin 2008 brenda ditës kanë vdekur mesatarisht rreth 19 persona, në vitin 2021 numri mesatar i të vdekurve brenda  ditës arrin në 36”.

Shtimi natyror i popullsisë në 15 vite pavarësi në Kosovë ishte 258 mijë banorë, që është dukshëm më i ulët se emigrimet në të njëjtën periudhë.

Gjithashtu trendi i rënies së shtimit natyror është edhe më i shpejtë se sa numri i lindjeve.

“Për deri sa në vitin 2008 popullsia e Kosovës shtohej për 27547 banor të rijnë në vitin, në 2021 shtimi natyror bie në 9811` banorë. Kështu popullsia e Kosovës  në vitin 2008 brenda ditës është rritur për  76 banor të ri, ndërsa ne vitin 2021 për vetëm  27 banorë”.

Emigrimet sipas Behramit

Kosova gjatë gjithë shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI ishte dhe mbeti territor tipik emigruese. Emigrimet me intensitet te lart fatkeqësish vazhduan edhe në 15 vitet e pavarësi së saj. Shkaktaret kryesor të cilat detyruan popullsinë të emigroj ishin dhe mbeten: niveli i ulët i zhvillimit ekonomik, shkatërrimet nga luftërat si dhe situata jo e favorshme politike etj. Ekzistojnë edhe arsye tjera që ndërlidhen me  emigrimin siç  është pakënaqësia e qytetarëve të Kosovës me gjendjen aktuale të perspektivës socio-ekonomike dhe me nivelin e përgjithshëm të mirëqenies manifestuar këto me shkallë të lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, përqindja të lartë të njerëzve që jetojnë në varfëri, por edhe te sjelljeve devijonte shoqërore si  nepotizmi, korrupsioni, mos respektimi i meritokracisë si vlerë  etj.

Kosovën që nga shpallja e pavarësisë e deri me sot e kanë braktisur mbi 375 mijë persona, që do të thotë se mesatarisht Kosovën brenda vitit e kanë braktisur rreth  25 mijë banorë. Se emigrimet kanë marr përmasa shqetësuese e dëshmon edhe fakti se gjatë vitit 2021 Kosovën e kanë braktisur : brenda ditës 119 persona ose  çdo 12 minuta 1 person. Bazuar ne të dhënat preliminare gjatë 2022 gjendja vetëm sa është përkeqësuar edhe më tepër.

Duke pasur parasysh ecurinë e gjertanishme por edhe atë që pritet në zhvillimin ekonomik, mundësit e punësimit dhe rrethanat tjera te pavolitshme, edhe për një kohë duhet të priten lëvizje migruese të popullsisë me intensitet të pa zvogëluar. Fatkeqësisht institucionet e Kosovës ka bërë shumë pak në adresimin e faktorëve nxitës të emigrimit siç janë: zhvillimi ekonomik, papunësia, perspektiv për jetë të sigurt, më të mirë, më të dinjitetshme etj.

Gjendja sa i përket emigrimeve mundë edhe të përkeqësohet edhe më tepër me rastin e liberalizimit të vizave dhe bashkimit të Kosovës me EU e cila mundë të nxis valë në rritje të emigrimeve duke pasur parasysh faktin se Kosova ngel prapa vendeve të EU në sferën socio-ekonomike pasi që një ndër faktorët kryesor të migrimeve është dallimi në të ardhura në mes vendeve të prejardhjes dhe mikpritëse

Edhe pse si pasoja më të rënda të krizës demografike llogariten: pasojat ne trendin e fuqisë punëtore- tregun e punës, sistemin e mbrojtjes sociale, sistemin shëndetësore etj, në realitet norma e ulet e lindshmërisë në periudha afatgjate dhe emigrimet më së tepërmi godet kontingjentet e popullsisë të moshave shkollore.

Në 15 vjet pavarësisë numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm te ulet është zvogëluar për -101.115 nxënës. Kosova në 15 vjet pavarësi ka humbur afër 1/3 e numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm te ulet. Kështu, Kosova ne vitin 2022 kishte 5322 paraleleve më pak se ne vitin 2008 (19 nxënës për paralele). Statistika edhe me shqetësuese janë ato te numrit te nxënësve te regjistruar ne klasën e pare ku rënia është edhe më e madhe.

Edhe pse ne arsimin e mesëm të lart ndikimi i zhvillimeve negative demografike pritej te shfaqej me vone megjithatë nga viti shkollor 2011/2012 edhe ky nivel i shkollimit karakterizohet trendë të zvogëlimit të numrit të nxënësve. Kështu në raport me vitin 2008 numri i nxënësve në vitin 2022 është zvogëluar për më shumë se 20 mijë, ndërsa në raport me vitin 2012 për më shumë se 38 mijë nxënës. Në raport me vitin 2012 në vitin 2022, Kosova kishte mbi 2 mijë paralele më pak në arsimin e mesëm.

Përfundim: Problemet demografike me të cilat është ballafaquar Kosova gjatë 15 viteve të pavarësisë mund të parandalohen ose zbuten përmes politikave popullatave.

Meqenëse, emigrimet janë faktori më i rëndësishëm në rënien ose stagnimin e popullsisë së Kosovës, është e nevojshme që shteti të veprojë në mënyrë që të ndikoj në zvogëlimin e shkaqeve që nxisin emigracionin në radhë të parë.  Krijimi i kushteve për njerëzit e sidomos për rinin që të kenë besim në ndërtimin e një të ardhme në vendin e tyre është çelës për ndalimin e emigrimeve dhe krizës demografike në Kosovë. Krijimi dhe investimi në politika të mirëfillta sektoriale dhe luftimi i sjelljeve devijante do të ishte hapi i parë i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të gjendjes ekzistuese. Nëse shkaqet që nxisin popullsinë për emigrim nuk adresohen, masat tjera të orientuara në rritjen e lindshmërisë thjesht mund të rezultojë në një të ardhme të afërt në më shumë njerëz që largohen nga vendi.

Zhvillimet demografike dhe pasojat e këtyre zhvillimeve si ato te tashme, ashtu edhe ato me të cilat do të përballet shoqëria kosovare në të ardhmen, nuk lejojnë qëndrimin indiferent te shoqërisë dhe shtetit me këto zhvillime por duhet të merren masa të menjëhershme te politikave popullatave me qellim të zhvillimit të qëndrueshëm demografik./Telegrafi/

Sami Behrami: Autori është doktor i shkencave të demografisë- gjeografisë

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori