RMV: Pushteti bën thirrje për ndryshimet kushtetuese, opozita e gatshme të bisedojë vetëm për zgjedhje të parakohshme
Pushteti përmes zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka thirrur opozitën në bisedime për ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për vazhdimin e rrugës drejt BE-së. VMRO-DPMNE refuzuan shpejt dhe u përgjigjën se vetëm për çfarë mund të bisedohet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan MIA.
“Mendoj se ka ardhur koha që edhe me VMRO-DPMNE-në të bisedojmë, publikisht ose jashtë syrit të opinionit, nuk ka rëndësi, të fillojë debati esencial përmbajtësor rreth ndryshimeve kushtetuese, se pse është problem që bullgarët të futen në Kushtetutë, kur kjo për neve, maqedonasve nuk paraqet problem, se si ajo mund të na rrezikojë. Në qoftë se hyjmë në një diskutim të tillë, besoj se do të vijmë deri në argumente të mençura, se me të vërtetë është trajike ta bllokojmë shtetin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian për shkak të kësaj çështjeje”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai shpjegoi se me futjen e bullgarëve si komunitet etnik në Kushtetutë bëhet një dallim i qartë midis popullit maqedonas, maqedonasve, popull shumicë në Maqedoninë e Veriut dhe bullgarëve so komunitet etnik në shtet dhe si pakicë, sipas konventave.
Në thirrjen e Mariçiqit për dialog, nga opozitarja VMRO-DPMNE u përgjigjën se ai nuk ka mandat e as autorizim nga qytetarët që të bisedojë për diçka që nuk është aprovuar nga qytetarët.
“Në vend që të harxhoni energji për këtë, Mariçiq le të fillojë me merret me zgjidhjen e problemeve, si dhe me paaftësinë akute të pushtetit. Në sipërfaqe del se pushteti nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese, përkundër fushatës të cilët e zhvillonte gjatë gjithë vititit që ata janë në prag”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.
Theksojnë se e vetmja që për çfarë mund të bisedohet me pushtetin është nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Së fundmi, ndryshimet kushtetuese ishin temë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Ajo drejtoi mesazh se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është parakusht i domosdoshëm për vazhdimin e fazës së ardhshme të procesit dhe prandaj nevojitet të ndërtohet konsensus i brendshëm politik dhe ndërpartiak për zbatimin e tij të suksesshëm.
Procedura për ndryshimet kushtetuese duhet të fillojë më së voni në qershor-korrik të këtij viti dhe të mbarojë në nëntor, kur është e parashikuar që të mbarojë skriningu i BE-së.
Kujtojmë se, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi më 13 janar se nuk ka plane për momentin, por nuk e përjashton mundësinë e një takimi të ri të liderëve për ndryshimet kushtetuese dhe çështjet më të rëndësishme.
I pyetur se si do ta bindë opozitën që të kryejë ndryshimet kushtetuese deri në nëntor, Kovaçevski tha se, për 10 muaj mund të bëhen shumë gjëra dhe të gjithë duhet të jenë përgjegjës ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite