LAJMI I FUNDIT:

Një këmbësor goditet për vdekje nga vetura në Sllatinë

Një këmbësor goditet për vdekje nga vetura në Sllatinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.


“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor”.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se  këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla. /Telegrafi/