LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodhi në “Shtëpinë e Verdhë”, Basha sqaron akuzat ndaj tij

Çfarë ndodhi në “Shtëpinë e Verdhë”, Basha sqaron akuzat ndaj tij

Ish-ministri i jashtëm dhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka rikujtuar procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në 15-vjetorin e saj. 

I ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top Channel, Basha e cilësoi këtë periudhë si një rrugëtim plot sfida.

I pyetur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për përfshirje në trafikun e organeve gjatë luftës, dhe hetimet për çështjen e “Shtëpisë së Verdhë”, Basha deklaroi se të gjitha kanë qenë akuza keqdashëse ndaj tij, të cilat më pas rezultuan të pavërteta.


“Ka qenë një rrugëtim plot sfida që nuk ka nisur me brezin tonë, por me paraardhësit. Ata kanë sakrifikuar gjithçka për këto ditë. Kanë qenë etapat e fundit të një diplomacie të ngarkuar, por dhe finishi. Menjëherë pas deklaratës së presidentit Bush patëm një përshpejtim të arritjes së një konsensusi me palën serbe. Më pas dështimi i kësaj faze, i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë. Momenti më i veçantë ka qenë kontakti i parë me sekretaren Rajs, ajo ishte personi më i lartë që ndiqte procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, tha Basha.

Më tej ai tha se “asgjë nuk e zhbën sensin e privilegjit dhe krenarisë që kam për kontributin në pavarësinë e Kosovës dhe më shumë në grupin që hetoi krimet e Serbisë në Kosovë”.

“Ndërsa fatkeqësisht në Shqipëri ka një mekanizëm të lig në funksion të një interesi të lig, të errët. Lufta ndaj meje nuk kufizohet vetëm nga skandali McGonigal. Por edhe me sulme të tjera  që intensifikohen në prag të zgjedhjeve. Zoti Gubi në hetimin e Shtëpisë së Verdhë në Mat, apo edhe  zoti Dash Peza kanë çmontuar shpifjet banale ndaj meje. Të gjitha këto akuza kanë rënë kanë dalë që janë të pavërteta”,  tha Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori