LAJMI I FUNDIT:

S.W.A.T- i amerikan trajnon policinë e Tetovës dhe Gostivarit

S.W.A.T- i amerikan trajnon policinë e Tetovës dhe Gostivarit

Në Tetovë është mbajtur trajnimi në kuadër të të cilit instruktori në Njësinë për trajnim dhe përgatitje të zyrtarëve policorë, gjatë aksioneve speciale të intervenimit në S.Ë.A.T., Uliks Gjonaj, praktikisht i trajnoi policët nga Tetova dhe Gostivari.

Njësiti për sigurimin e personave dhe objekteve, Njësiti për dislokim të shpejtë dhe Njësia speciale për trajnim dhe mbështetje për trajtimin e intervenimeve speciale, nga Policia e Tetovës dhe Gostivarit, sic njofton KlanM, u trajnuan me metoda amerikane nga instruktori amerikan me prejardhje shqiptare Uliks Gjonaj.

“Është një program shumë modern, është një program I ri që përdoret tek policia amerikane ku janë të kombinuara dy sisteme – ai amerikan dhe izraelit, për t`I dhënë një rritje profesionale policisë këtu”, thotë instruktori amerikan, Uliks Gjonaj.


Falë bashkëpunimit ndërshtetëror, Uliksi, sic percjell KlanM, thotë se ky trajnim është vetëm fillimi. Planifikohen edhe trajnime tjera më të avancuara.

‘Ky është vetëm fillimi, më ka ftuar Maqedonia e Veriut e falënderoj shumë, nuk do të ndalemi do të kemi trajnime më të avancuara dhe më të gjata, që edhe policia e RMV-së të ketë një program të përbashkët me policinë amerikane”, tha instruktori Gjonaj.

Gjatë trajnimit, punonjësit e policisë patën mundësinë të praktikojnë në mënyrë praktike taktikat më moderne dhe më efektive në trajtimin e detyrave të veçanta dhe të rrezikshme me operacione dhe procedura mbrojtëse, konkretisht: arrestimi, heqja e lirisë, bastisja, mbrojtja, vetëmbrojtja dhe procedura të tjera të ndërhyrjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Lajme
Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Lajme
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Reduktohet prania e karabinierëve në Urën e Ibrit, largohen edhe disa automjete

Reduktohet prania e karabinierëve në Urën e Ibrit, largohen edhe disa automjete

Lajme
Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori