LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale: Akuzat e “Boki 13” janë të pabaza dhe manipulim i opinionit

Gjykata Penale: Akuzat e “Boki 13” janë të pabaza dhe manipulim i opinionit

Gjykata Themelore Penale Shkup i vlerëson si të pabaza akuzat e sotme të të dënuarit Bojan Jovanovski. Sipas gjykatës, “bëhet fjalë për manipulim të publikut, Ligjit për procedurë penale dhe të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë të të dënuarve, dhe në dëm të gjykatës dhe të gjyqtarit të ndjerë Ognen Stavrev”.

“Para së gjithash, është një vendim jo i formës së prerë, ndaj të cilit palët tashmë kanë bërë ankim, i cili duhet të vendoset nga Këshilli Penal. Vendimin konkret e ka marrë gjyqtari Stavrev pasi ka analizuar të gjithë dokumentacionin mjekësor dhe opinionet. Mirëpo, duke pasur parasysh se për shkaqe shëndetësore, gjyqtari ka shkuar në pushim mjekësor, vendimin me shkrim e ka nënshkruar gjyqtarja e dytë në departament, gjyqtarja Branka Naumoska, duke përdorur praktikën gjyqësore të harmonizuar më parë dhe mendimin juridik të Gjykatës së Lartë të RMV-së”, theksojnë Gjykata Themelore Penale.

Lidhur me mendimet shtesë të dorëzuara nga ekipi juridik i Jovanovskit, nga Gjykata Penale theksojnë se sipas Rregullores së Gjykatës, ato duhet të pranohen në gjykatë, përkundër faktit se janë dorëzuar pas miratimit të vendimit, ato janë paraparë të shqyrtohen nga Këshilli Penal me rastin e marrjes së vendimit pas ankesës dhe vetëm në favor të ankuesit, përkatësisht të dënuarit Jovanovski./Telegrafi/


“Boki 13”: Gjykata Penale ka bërë falsifikim monstruoz
Lexo po ashtu “Boki 13”: Gjykata Penale ka bërë falsifikim monstruoz

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori