LAJMI I FUNDIT:

Berisha uron Kosovën: U ngrit si feniksi, arritje mahnitëse në një kohë të shkurtër

Berisha uron Kosovën: U ngrit si feniksi, arritje mahnitëse në një kohë të shkurtër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar sot 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një deklarata zyrtare në faqen e PD-së.

Kryedemokrati shprehu nderimet e tij për Ibrahim Rugovën që e cilësoi si arkitekt të pavarësisë, komandantin legjendar Adem Jasharin dhe gjithë shqiptarët kudo në botë që u bashkuan si një trup i vetëm.

“Sot në këtë 15 vjetor me arritjet e saj mahnitëse për një kohë të shkurtër si vend i pavarur, Kosova bënë krenar çdo shqiptar. Ajo sot është një demokraci funksionale që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe ka arritur standartet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon”, u shpreh Berisha.


“Ajo u ngrit si feniksi nga hiri dhe shkrumbi që lënë pushtuesit dhe ka sot një ekonomi solide në rritje, ka ndërtuar infrastrukturën më moderne në rajon. Kosova është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lirë në trojet e tyre. Ajo në këto vite ka bërë emër botëror me talentin e rallë dhe zërin magjepsës të çikave të saj dhe shkëlqimin e mbretëreshave të saj në sport”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Lajme
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Lajme
Simbolet serbe në objektin e ish-komunës paralele në veri, zëvendësohen me ato të Kosovës

Simbolet serbe në objektin e ish-komunës paralele në veri, zëvendësohen me ato të Kosovës

Lajme
25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shoh që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shoh që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

Lajme
Bie nga ballkoni i një ndërtese në Pejë – viktima pëson lëndime serioze, dyshohet se u vetëhodh

Bie nga ballkoni i një ndërtese në Pejë – viktima pëson lëndime serioze, dyshohet se u vetëhodh

Kronika e Zezë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Kalo në kategori