LAJMI I FUNDIT:

Naceva Fushtiq: Pagat dhe kompensimet paguhen pas pëlqimit të marrë nga Fondi

Naceva Fushtiq: Pagat dhe kompensimet paguhen pas pëlqimit të marrë nga Fondi

Lidhur me reagimin e specializantëve dhe mjekëve të rinj, për pagesën e pagave dhe kompensimeve, ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup informon se pas pëlqimit të marrë nga Fondi për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, prej datës 26 janar janë bërë llogaritjet për ekzekutimin e pagave për këtë muaj, si dhe për muajin dhjetor dhe pas kësaj do të veprohet në tërësi, citohet në deklaratën me shkrim të u.d. drejtoreshës mjekësore, Stojka Naceva Fushtiq.

“Lidhur me pagesën e kompensimeve të kujdestarisë për muajin e tetë dhe të nëntë të vitit të kaluar është bërë pagesa dhe për muajt 10, 11, 12, si dhe për muajin e parë të këtij viti, pagesa do të bëhet pas pëlqimit të FSSHM.

ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup mbështet specializantët privatë në realizimin e specializimit të tyre, por pagesa e pagave dhe kompensimeve nga pagat mund të bëhet ekskluzivisht në përputhje me Ligjin për kujdesin shëndetësor, ndërsa pas marrjes së pëlqimit nga FSSHM” , shtohet në deklaratë./AIM/


Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori