LAJMI I FUNDIT:

Musk thotë se nuk e ka problem të falimentojë Tesla, nëse i bën dikush konkurrencë me një makinë më të mirë elektrike – sipas anëtarit të bordit të kompanisë

Musk thotë se nuk e ka problem të falimentojë Tesla, nëse i bën dikush konkurrencë me një makinë më të mirë elektrike – sipas anëtarit të bordit të kompanisë

Elon Musk dhe drejtues të tjerë Tesla-s kanë thënë gjithmonë se konkurrenti më i madh i kompanisë së tyre nuk është një prodhues tjetër EV, por prodhuesit e makinave me motor me djegie të brendshme.

Kjo sigurisht ka kuptim duke parë se qëllimet ambicioze të prodhimit dhe shitjeve të Tesla-s nuk mund të përmbushen pa e vjedhur kompania pjesën e tregut nga prodhuesit e makinave me djegie të brendshme (ICE), të cilat vazhdojnë të dominojnë tregun global të automobilave, transmeton Telegrafi.

Por çfarë do të ndodhte nëse një konkurrent EV do të ngrihej dhe do të sfidonte supremacinë e Tesla-s dhe madje ekzistencën e saj me një produkt më të mirë? Nëse do ta pyesnit Elon Musk, ai nuk do ta kishte problem këtë, tha anëtari i bordit të Tesla, Hiromichi Mizuno.


Duke folur në Samitin e Qeverisë Botërore më 14 shkurt, Mizuno i tha Dan Murphy të CNBC se Elon Musk thotë se do të pranonte falimentimin e Tesla-s nëse një rival do të lansonte një EV më të mirë.

“Unë nuk jam dakord sa herë që Elon thotë se nuk e kam problem që Tesla të falimentojë nëse dikush tjetër del me një makinë më të mirë. Mendoj se kjo është filozofia e tij dhe filozofia e Tesla-s”,  tha anëtari i bordit të Tesla-s. /Telegrafi/