LAJMI I FUNDIT:

Satelitët e Starlink nxitën spekulime në rrjet kur u bënë të dukshëm mbi Illinois, njerëzit menduan se po shohin UFO

Satelitët e Starlink nxitën spekulime në rrjet kur u bënë të dukshëm mbi Illinois, njerëzit menduan se po shohin UFO

Një varg i dritave në qiell që shkaktuan raportime për aktivitetin e UFO-ve në rrjetet sociale, ishin në fakt satelitët e Starlink, thanë ekspertët.

Linja e dritave e vërejtur mbi Illinois të dielën mbrëma shkaktoi spekulime në mediat sociale se UFO-t po fluturonin mbi zonë.


Ekspertët thanë se dritat ishin në fakt satelitë Starlink të lëshuar në orbitë të dielën në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

“Ata lëshojnë një varg të tërë satelitësh dhe ju në fakt po shihni satelitë individualë, të vegjël, por ata janë të gjithë në këtë rresht, dhe kjo është arsyeja pse duket si kjo vijë e ndritshme në qiellin tonë”, tha Renae Kerrigan, kuratori dhe drejtor i shkencës dhe planetariumit në Muzeun Peoria Riverfront.

Kerrigan tha se dritat ka gjasa të bëhen të dukshme edhe të martën në mbrëmje. /Telegrafi/