LAJMI I FUNDIT:

Dragan Daravellski prej sot lirohet nga burgu, i shfuqizohet aktgjykimi

Dragan Daravellski prej sot lirohet nga burgu, i shfuqizohet aktgjykimi

Pavarësisht disa kërkesave të dërguara për ekstradim nga Serbi, Gjykata Penale dhe e Apelit në Shkup e pranoi kërkesën e Dragan Daravelskit për të përsëritur procedurën gjyqësore për keqpërdorime financiare në dogana të kryera deri në vitin 2002.

Në këtë mënyrë, krimi për të cilin Daravelski ishte ndjekur penalisht, vjetërsohet automatikisht. Daravelski fillimisht u dënua me 7 vjet burg dhe dënimi u bë përfundimtar në vitin 2008.

Ish-drejtori i doganave ishte në arrati për më shumë se dy dekada dhe më 11 janar u kthye në Maqedoni dhe që atëherë ndodhet në burgun e Idrizovës.


Ai kërkoi rigjykim për të njëjtën çështje për shkak se ishte dënuar në mungesë, gjykata e pranoi kërkesën e tij duke u bazuar në mundësinë ligjore që personi i dënuar në mungesë të ketë të drejtë të kërkojë gjykim të ri brenda një viti nga dita kur ka marrë vesh vendimin me të cilin u dënua në mungesë.

Interpretimet e tjera ligjore ishin se Daravelski e humbi afatin njëvjeçar për përsëritjen e procedurës për shkak se ai u ndalua në Serbi si pjesë e procedurës së ekstradimit të nisur nga autoritetet gjyqësore maqedonase dhe më pas mësoi për vendimin. Kërkesa e fundit për ekstradimin dhe arrestimin e Daravelskit në Beograd ishte në mars të vitit 2016.

Menjëherë pas marrjes së vendimit për gjykim të ri, Daravelski duhet të lirohet nga Idrizova.

Ndryshe, Daravelski u dënua në mungesë me shtatë vjet burg në vitin 2007 për shpërdorim të pozitës dhe pushtetit zyrtar dhe kërkohej me urdhër ndërkombëtar. Sipas aktgjykimit, ai e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.5 milionë euro në periudhën 1999-2002. Një muaj më parë ai u arrestua në pikën kufitare Tabanoc teksa tentonte të hynte në shtet, në të cilin nuk kishte shkelur dy dekada./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori