LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 14 profesorë në adresat elektronike private kanë marrë kërcënime për bombë në një shkollë

Shkup, 14 profesorë në adresat elektronike private kanë marrë kërcënime për bombë në një shkollë

Sot pasdite në adresat elektronike private të 14 profesorëve është dërguar kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes në një shkollë të mesme në Shkup, njofton MPB.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, shtojnë ata, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të godinës, janë në vijim kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Kjo është hera e parë që kërcënimet për bomba dërgohen në emailet private të profesorëve në Shkup.