LAJMI I FUNDIT:

Shefja e Biznesit në Meta do të largohet pas 13 vjetësh në kompani

Shefja e Biznesit në Meta do të largohet pas 13 vjetësh në kompani

Shefja e Biznesit në Meta, Marne Levine njoftoi të hënën se do të largohej nga detyra e saj, pas 13 vjetësh në kompani, sipas një postimi në faqen e internetit të Metës.

Levine hyri në këtë rol në vitin 2021, ku ajo mbikëqyri reklamat dhe partneritetet e biznesit të kompanisë. Ajo filloi në kompaninë Meta në vitin 2010, duke pasur role të ndryshme ekzekutive ndër vite dhe ka një sfond në politikat publike, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, Levine ka qenë gjithashtu e njohur si një e besuar prej kohësh e Sheryl Sandberg e cila u largua nga detyra e saj si shefe operative e Meta-s në vitin 2022.


Roli i Levine do të ndahet mes pasuesit të saj, Nicola Mendelsohn dhe Justin Osofsky, sipas postimit të Meta-s. Mendelsohn do të marrë titullin Shef i Grupit Global të Biznesit, ku do të mbikëqyrë partneritetin dhe inxhinierinë globale, ndërsa Osofsky tani do të jetë Shef i Shitjeve, Operacioneve dhe Partneriteteve në internet, ku do të mbikëqyrë shitjet dhe operacionet që synojnë rritjen e vogël dhe bizneset e mesme në të gjithë platformat Meta, vinte në dukje postimi.

Mendelsohn dhe Osofsky kanë mbajtur gjithashtu role ekzekutive në kompani për vite dhe do t’i raportojnë Shefit Operativ të Meta-s, Javier Olivan në titujt e tyre të rinj, vuri në dukje postimi.

Levine do të qëndrojë në titullin e saj deri më 21 shkurt dhe do të qëndrojë si punonjëse në kompani gjatë verës, për të siguruar një “tranzicion të pandërprerë” te Mendelsohn dhe Osofsky, vinte në dukje postimi.

“Kjo strukturë e re vazhdon të afrojë ekipet tona të biznesit dhe produktit”, theksohet në postim.

Ndryshimet janë të dukshme në dritën e njoftimeve që CEO i Meta-s Mark Zuckerberg bëri në publikimin e fitimeve të tremujorit të katërt të kompanisë në janar. Zuckerberg vuri në dukje se tema e menaxhimit të kompanisë për vitin 2023 do të ishte “viti i efikasitetit” dhe shtoi, “ne jemi të fokusuar të bëhemi një organizatë më e fortë dhe më e shkathët”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google Maps fshin gjithçka: Keni ende pak kohë - kështu mund t'i ruani të dhënat tuaja

Google Maps fshin gjithçka: Keni ende pak kohë - kështu mund t'i ruani të dhënat tuaja

Teknologji
Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

Teknologji

"Nga rivalë politikë në shokë": Videoja virale e gjeneruar me Al shfaq Trumpin dhe Bidenin duke shijuar momente të këndshme së bashku

Teknologji
A mund të shkaktojë Bluesky fundin e rrjetit social X të Elon Musk?

A mund të shkaktojë Bluesky fundin e rrjetit social X të Elon Musk?

Teknologji
Premiera: Samsung Galaxy A16

Premiera: Samsung Galaxy A16

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Kalo në kategori