Shihet si një moment i artë ai për të cilin ëndërroni gjithmonë. Ai është momenti kur shefi juaj ju njofton për rritje të pagës dhe ju nuk keni pasur nevojë ta kërkoni atë.
Dhe kjo nuk ndodh shpesh nëse nuk keni diçka në kontratën tuaj që përcakton rritjen e pagës tuaj, ose ndonjë lloj tjetër rritjeje të mandatuar të pagës. Megjithatë, për shumicën, një rritje e tillë është thjesht një ëndërr – transmeton Akademi Pune.
Shumë ngritje të pagës, edhe ato që ju kërkoni, varen nga një sërë faktorësh. Ju mund të përcaktoni nëse meritoni apo jo një rritje, por jo gjithmonë keni kontroll mbi atë se a do të ju rritet paga.
Për fat të mirë, ka disa gjëra që mund të ndikojnë në ngritjen e pagës, pavarësisht nëse e keni kërkuar apo jo:
Lidhni kompaninë me biznese të tjera
Nuk ka rëndësi nëse jeni në shitje apo jo. Nëse kompania për të cilën punoni nuk është në gjendje të sjellë biznes të ri, ato nuk do të rriten dhe nuk do të jenë në gjendje të përballojnë t’ju japin një rritje të pagës.
Në botën e sotme të biznesit, të gjithë janë në shitje. Ju duhet të shisni veten, kompaninë tuaj, aftësitë tuaja dhe produktet tuaja. Nëse nuk jeni shitës, mund të mos keni njohuritë për të ndjekur një shitje deri në fund, por prapë mund të lidhni kompaninë me ndonjë biznes nga i cili mund të përfitojë.
Ka prej të tillëve që kontribuojnë duke bërë shërbim të shkëlqyer ndaj klientit për të siguruar që kompanitë e tjera të vazhdojnë të kthehen për të bashkëpunuar përsëri.
Bëhu ekspert në diçka
Kjo “diçka” gjithsesi duhet të lidhet me fushën tuaj. Bëhuni ekspert në diçka sa që kushdo që kërkon pyetje në diçka që lidhet me fushën tuaj, ju duhet të jeni në gjendje t’i jepni përgjigje. Madje, ju mund të jepni sugjerimet tuaja ende pa u kërkuar kur e shihni ndonjë problem të dukshëm. Po ashtu, nëse këtë profesionalizëm e shfaqni vazhdimisht, klientët që punojnë me kompaninë tuaj, do të ju kërkojnë ju si njeriun kryesor për të bashkëpunuar në projektet e radhës.
Gjejeni një mentor
Jo vetëm ndonjë mentor. Bëni atë që mundeni për tu siguruar që mentori që zgjidhni të jetë dikush pas të cilit dëshironi të modeloni karrierën tuaj.
Në tregun e sotëm, të kesh një mentor që është paksa i modës së vjetër (ose të paktën i respektuar në industri) mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të dalluar veten. Në fund të fundit, karriera tani zgjat rreth 4-5 vjet, në vend të 40-50 vjet. Ju duhet të jeni në gatishmëri 24/7, por kjo nuk ju lë kohë për jetën tuaj personale. Një mentor mund t’ju ndihmojë të përballeni me pengesat dhe mund t’ju ndihmojë të hapni një rrugë që të tjerët duan të ndjekin.
Me udhëzimet nga një mentor, ju do të dalloheni nga punonjësit e tjerë në punë dhe mund të keni një rritje page.
Bëjeni shefin tuaj të ndihet dhe të duket mirë në sy të të tjerëve
Shefi do të ju ketë më shumë në sy për të mirë nëse bëni përpjeke që ta bëni atë të duket mirë. Në fund të fundit, ata ndoshta do të donin një rritje rroge për ju po aq sa ju do të donit për vete, kështu që është e logjikshme që ata të kenë nevojë për ju në ekipin e tyre. Nuk do të fitoni asgjë duke i vendosur në pozitë të pafavorshme dhe duke i bërë të duken sikur nuk e dinë se çfarë bëjnë. Andaj, ndonjëherë për suksesin në një projekt, mos harroni t’ia jepni meritat edhe shefit tuaj.
Bëhuni të pazëvendësueshëm
Çështja është se pasi ta keni bërë veten të pazëvendësueshëm, mund të kërkoni pothuajse çdo gjë që dëshironi (me arsye, sigurisht). Të bëhesh një punonjës i pazëvendësueshëm përfshin të bësh atë që duhet të bësh, plus gjithçka të listuar, dhe më pas pak më shumë.
Në fund të fundit, njerëzit që e bëjnë veten të pazëvendësueshëm dallohen për një arsye. Të kesh perceptimin se humbja juaj për kompaninë do të ndikonte në uljen e produktivitetit në zyrë dhe do t’iu kushtonte para do të thotë se shefi juaj do të dëshirojë të luftojë për t’ju mbajtur. Andaj përpiquni të bëheni i pazëvendësueshëm. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Pse ‘nuk kanë fat në dashuri’?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A