Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Fronteks
Me 61 vota “pro” Kuvendi sot miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Fronteks-in, të cilin Maqedonia dhe Bashkimi Evropian e nënshkruan më 26 tetor të vitit të kaluar.
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç thuhet në emrin e plotë të materialit, ishte pjesë e rendit të ditës së seancës së sotme të 99 të Kuvendit.
Në votimin në sallën plenare nuk ishin të pranishëm deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe partive tjera opozitare.
Me ratifikimin e sotëm, Marrëveshja me Fronteks bëhet pjesë e rendit të brendshëm juridik të shtetit.
Teksti i projektligjit është përcaktuar nga Qeveria më 20 dhjetor dhe është dërguar në Kuvend për miratim.
Sipas arsyetimit në materialet që Qeveria i ka dorëzuar deputetëve, thuhet se marrëveshja hap mundësinë e krijimit të operacioneve të përbashkëta të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, me kërkesë të vendit tonë është e mundur që në pikat kritike të kufirit të vendosen oficerë policie të Fronteks-it, së bashku me policët e Maqedonisë së Veriut. Kjo, siç u tha, do të kontribuojë në rritjen e nivelit të bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, si dhe mundësinë e përdorimit të të gjitha pajisjeve të Fronteks./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bastisje në Ohër, arrestohet një person për posedim të drogës
Projekt rezolutë për mbrojtjen e grave gazetare në Kuvendin e Shqipërisë, dorëzohet nga dy deputet e opozitës
Begaj pret në takim Presidenten sllovene: Sllovenia, mbështetëse e zgjerimit të BE dhe rrugëtimit të Shqipërisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251